Shpresa Berdellima

Aktorja e njohur Shpresa Bërdëllima është padyshim një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Me një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku shqiptar. Emri i saj është shumë i njohur për të gjithë ne. Të kujtojnë flimin ‘Vajzat me kordele të kuqe’ apo edhe “Përtej mureve të gurta” dhe portreti i saj na vjen në mendje. E dashur, me një natyrë spontane dhe me një elegancë të pashoqë, Shpresa ka fituar zemrën e një publiku të madh, atë shqiptar.

Në intervistën dhënë për Pol.al aktorja ndërsa tregon jetën e saj artistike të pasur me role por edhe jetët e saj në Belgjikë, vendi në të cilën Shpresa ka zgjedhur të jetojë pas viteve 90’.

  • Ju jeni një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Por cila ka qënë pikënisja juaj në botën e aktrimit?

Aktiviteti im në film ka filluar në moshen 16 vjeçare , në filmin “Gunat përmbi tela” kur
kam qënë në gjimnazë.
Por sinqerisht më duket sikur kam lindur me këtë pasion dhe që e vogël kisha dëshirë të bëhesha aktore. Recitoja, këndoja, kërceja , bëja poza dhe e ndjeja që njerzit më dëgjonin dhe me shihnin me vëmendje.

  • Cili është për ju kujtimi më i dashur gjatë realizimit të filmave?

Kam një dyzinë filmash, dhe çdo film ka mbresat dhe kujtimet e veta.
Por më është skalitur në memorjen time vlerësimi që më ka bërë aktori i madh francez
Michel Piccoli. Ishim duke xhiruar filmin “Përtej mureve të gurta”.
Isha me dy gërsheta dhe me një fustan me pika. Ai ju drejtua regjisorit të filmit
Gezim Erebara në gjuhën frenge : “Ju paskeni këtu një ‘petite Brigitte Bardot’ ! “

Loading...

Në atë periudhë ky vlerësim ishte vërtet diçka e madhe, dhe aq më tepër për një
aktore të re siç isha unë.

  • Nësë mund të vecojmë një rol, cili është ai?

Të gjitha rolet janë të dashura për mua si fëmijët për një nënë.
Por, më i veçanti është roli i spiunes tek filmi ‘Vajzat me kordele të kuqe’
Sepse kudo ku ecja nëpër Tiranë më thërrisnin : “Spiune , Spiune !” ose
“Maria Gajtanin e kërkojnë tek porta!”
Kjo tregon se personazhi ime ishte bërë shumë i besueshëm.

  • Ju u larguat nga Shqipëria, Pse ky vendim?

Si gjithë populli ynë që vuante nga regjimi totalitar, sensibiliteti i artistëve ka qënë  gjithmonë më i larte. Largimi jonë që për një jetë më të mirë, për një liri të plotë,  për një demokraci të vërtet. Por Odiseja nuk qe kaq e lehtë për të arritur këtu ku kemi mbërritur.

U përballëm me shumë vështirësi, derisa arritëm në një frymëmarrje njerëzore dhe një mirëqenie normale; siç ishin sigurimi i jetës së fëmijëve, shkollimi i tyre me standarde të larta.

  • Cfarë do të donit ndryshe në Shqipëri?

Për ato çka ndjejmë nga largë, më të theksuara janë stabiliteti, siguria, punësimi, standardet sociale, sigurimi i shëndetësisë.

 

  • Si është jeta juaj në Belgjikë?

Një jetë e qetë edhe e sigurtë. Kemi patur gjithmonë mbështetjen e shtetit Belg.
Bashkshorti im, këtu, u punësua në profesionin e tij, si pedagog në shkollën e lartë të artit të cirkut ku ariti një reputacjon internacjonal.
Dhe sot që është pensionist, e ftojnë për leksione në shkolla të ndryshme të cirkut të Evropës. Unë ja kam kushtuar jetën familjes time, dhe kam qënë gjithmonë mbështetje për arritjet e bashkëshortit tim. Një nënë me tre fëmijë, dy të fundit kanë lindur në Belgjikë. Vajza e madhe studion për inxhinieri në universitetin e Leuvenit. Vajza e dytë për ‘public relations’
Djali është akoma në shkollën e mesme me drejtimin e Ekonomikut.

  • Kanë ndjekur fëmijët tuaj, rrugën artistike të prindërve të tyre?

Të tre janë marrë me arte dhe me sport në kohën e lirë.
Si me cirkë, piano, dance, hipizëm, judo, Canto Klasike.
Të gjitha këto për t’u kulturuar sa më shumë në jetën e tyre.
Por asnjëri nuk i mori si profesion.

  • E vizitoni shpesh Shqipërinë?

Cdo vit vijmë nga dy muaj pushime në Golem.
Ku kemi blerë një apartament modest, me qëllim që fëmijët të jenë të lidhur
me atdheun e tyre, për të mos t’i këputur rrënjët e origjinës.
Si pinjoll të familjes së shquar patriotike Delvina, fëmijët tanë e flasin gjuhën Shqipe
shumë mirë, duke njohur njëkohesisht edhe historinë e atdheut.

  • Cili është kontakti juaj me jetën kulturore shqiptare?

I ndjekim të gjitha aktivitetet nga mediat: Gazetat, televizioni, rrjetet socjale.
Sa herë vijmë, takohemi me kolegët tanë, por shumë gjëra kanë ndryshuar
nga që jemi të larguar prej 24 vitesh, dhe relatat tona dashje pa dashje janë shkëputur.

  • Cili është mesazhi juaj për publikun shqiptarë?

Mesazhi jonë për publikun Shqipëtar është, të ruajnë, ta duan, ta zhvillojnë, ta vleresojnë fondamentin e madh të Artit Shqipetar, sepse kemi vlera të pakontestueshme, siç janë; Polifonia, etnografia, Letersia, Koreografia, Muzika dhe Folklori në përgjithësi.
Bota e ka vlerësuar dhe e vlerëson vazhdimisht këtë pasuri kaq të madhe të atdheut tonë.
Kemi përgjegjësi brezë pas brezi, ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë atë.