SHQIPËRIA IA DHA EMRIN

Njëri ndër këngëtarët më të njohur italian ka marr emrin nga Shqipëria. I ati i tij, kishte sherbyer një kohë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur u këthye në Itali, gruaja i lindi një djalë, dhe ai e emroi Albano, si kujtim në Shqipërinë qe kishte lënë prapa.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Fëmiu me emrin Albano (Al Bano), u rrit dhe bë yll i kanconës italiane. Fitues i San Remos në vitin 1982. U martua me vajzën e njërit ndër aktorët e producentet më të mëdhej të Holivudit, Tayron Power. Amerikanja bukuroshe quhej Romina, një aktore e re e cila luante në filma për tinejxherë. Gjatë një xhirimi, takoi dhe dashuroi Albanon. Pas një martese e dashurie dhembullore të gjatë dhe mjaft publike, ata u ndanë.

Albano u bë i njohur, kurse lidhjet e tij më Shqipërinë dhe Ballkanin nga e kishte marr emruin – u shtuan. Ai bëri disa vizita në Shqipëri, ku u shpall edhe qytetar nderi , ndaj sot ka shtetësinë shqiptare. Afersinë e Albanos më shqiptarët e shtoi edhe një ngjarje tjetër. Kur Albanos i lindi vajza më emrin Kristela, kumbarinë dhe pagëzimin e sajë e bëri një shqiptare. Nuk ishte ndonjë shqiptare ordinere, por më e njohura shqiptare në botë – Nënë Tereza, sot Shen.Tereza. Ajo vizitoi familjën e Albanos dhe miqësia e tyre vazhdoi me vite.

…Dhe me këtë nuk perfunduan lidhjet e Albanos më Ballkanin. Në fillim të karierës, njëra ndër këngët më të njohura të Albanos qe i solli famë të madhe, ishte kompozimi me titull ” Il ragazzo che sorride” (1968). Kjo këngë u bë flamur i suksesit të Albanos. Mirëpo pak njerëz dijnë që kjo këngë nuk lindi në Itali por në Ballkan. Në vitet e 70-ta, Albano në Shqiperi dëgjohej fshehurazi, kurse në Kosovë ai ishte yll i adhuruar shumë nga rinia kosovare. Këngët e tij dëgjoheshin rrugëve të Prishtinës. Sabri Fejzullahu, asokohe këngëtar i ri, qe sapo fillonte karierën, e perkëtheu këtë këngë në gjuhën shqipe, dhe e incizoi për programin e Radio Prishtinës, në atë kohë, i vetmi radiostacion i Kosovës. Kjo, dhe disa këngë tjera të Albanos dhe Gjani Morandit, ishin ato qe e afirmuan dhe ngritën Sabri Fejzullahun në atë kohë. Kosova ishte lodhur nga muzika e Lindjës – sllave, ndaj mirëpriste çdo muzikë nga Perendimi. Në atë kohë, Sabriu identifikohej me kanconën italiane, jo me muzikën komerciale të cilën e këndon sot.

Ndonëse Sabriu e afirmoi këngën e Albanos të shqiptarët, ajo lindi apo në fqinjësinë tonë. Shumica e dijnë për këngë italiane, mirëpo kënga “Il rrragaze che sorrida” ka lindur në Greqi. Autor i këngës ëshë kompozitori legjendar grek Mikis Teodorakis, i njohur si kompozitor, politikan dhe autor i shumë këngëve të lehta por edhe i muzikës klasike dhe muzikës për film. Ndoshta ju kujtohet filmi “Z”. Teodorakis u bë i njohur edhe për rezistencën kundër huntës ushtarake greke, e cila bëri grushtet në Greqi në vitet e 70-ta dhe e mbajti këtë vend 17 vjet nën diktaturë ushtarake. Teodorakis emigroi në Paris prej nga kompononte dhe luftonte hunten greke. Më vonë, disa e akuzuan si – i kuq. Ky është autori i këngës më të njohur të Albanos, këngë kjo qe ka edhe një variantë në gjuhën greke dhe frenge.

Lidhja e Albanos me Ballkanin, nuk përfundon as më këngën e Teodorakisit. Albano dhe ish bashkëshortja Romina Pauer i kanë dhënë Ballkanit edhe një nuse. Vajza e tyre Kristel (Cristel Carrisi), e bekuar nga Nënë Tereza, është martuar në Zagreb, për biznismenin dhe njeriun më të pasur të Kroacisë Davor Lukshiq, një mergimtar kroat i këthyer nga Çile, Amerika Jugore. Familja e tij jo vetem janë më të pasurit në Kroaci, por edhe ndër më të pasurit në tërë Amerikën Jugore. Mbiemri Lukshiq është i perhapur ndër arbreshët e Zarës, (arbanasët). Mirëpo nuk dijmë nëse kjo familje ka origjinë arbreshe.
Albano, njeriu të cilit ia dha emrin Shqipëria, qe nga babai e deri tek vajza Kristela (Cristel), mbetët edhe më tutje me një këmbë në Ballkan.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Albumi AK

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës