“Shqipëria konfirmohet si një nga vendet më të suksesshme ne Eurovizion”, për RTSH flet Sokol Marsi, Producenti muzikor i Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH.

Per mua me bukur se kaq, nuk kishte si te shkonte nata e mbremshme. Performanca e Jonides nga ana vokale por edhe skenike ishte shume e mire, gje e cila beri qe ne te marrim edhe votat e mjaftueshme ne televotim per tu kualifikuar. Po keshtu jam i sigurt qe edhe nga votimi i jurive profesionisteve jemi vleresuar nga te gjitha vendet qe kemi pasur ne konkurim ne naten tone. Jonida vet ndihet shume e gezuar dhe eshte duke vazhduar provat per naten finale. Me energji shume pozitive po arrine te superoj edhe lodhjen e madhe qe eshte e pa shmangshme ne keto raste.

Jonida eshte artiste profesioniste e mesuar me skenen, dhe rregullat teknike apo regjimin e nevojshem qe artisti duhet te bej ne keto raste, e zbaton me korrektesi. Nje nga pika kyçe qe grupi performues si kengetari, bakvocals, instrumenist duhet te zbatojn dhe te kene kujdes eshte regjimi artistik, pasi Eurovizion eshte nje konpeticion shume atraktiv, shume dinamik, dhe me nje intensitet te lart provash, takimesh, intervistash etj, dhe per kete duhet shume energji per tu perballuar.

Ketu me duhet te permend qe edhe grupi shoqerues i backvocaleve ka performuar shume mire dhe i ka dhene nje ndihme shume te madhe Jonides gjate performances, dhe ne kete rast dua ti falenderoj qe zgjedhja e tyre e Wendit, Artemises dhe Tirit e ka justifikuar plotesisht qellimin. Ajo qe publiku shikon ne ekran nga Eurovizion eshte thjesht qershia mbi torte ose finalizimi i punes pasi grupet artistike i nenshtrohen nje programi strikt e te paracaktuar me se miri. Mendoj qe edhe kesaj here ja kemi dal ne realizimin e objektivave artistik pasi une e them shpesh me te gjithe artistet qe pjesmarrja ne finale per ne eshte nje qellim i realizuar! Gjithçka tjeter le te vij sipas rrjedhes.

Shqiperia konfirmohet nje nga vendet me te suksesshme ne Eurovizion. Ajo arriti te kualifikohet per te dytin vit rradhazi ne finale dhe te renditet midis 26 vendeve me te mira.

Ne 16 pjesmarrje ne kemi qene 9 here finalist, pra me shume se gjysmen e hereve kemi qene ne finale. Ky eshte nje rezultat shume domethenes per artistet Shqiptar dhe karrieren e tyre artistike, per Rtsh dhe drejtuesit e saj per investimin,vemendjen dhe perkushtimin qe tregojn per Eurovizionin, per te gjithe ne stafin e Rtsh qe punojm e bashkepunojm cdo vit me artiste te ndryshem per t’iu afruar atyre eksperiencen e nevojshme si edhe gjithe mbeshtetjen shpirterore e profesionale per te pasur ne çdo here nje perfaqesim te suksesshem, dhe sigurisht per Festivalin e kenges nga i cili del edhe kenga per eurovision. Eurosong e nis udhetimin e vet gjithmon nga festivali i kenges, keshtu qe nje rezultati mire i pjesmarrjes ne eurosong, eshte konfirmim shume i mire se kemi pasur nje festival te suksesshem.

Burimi: AktoretShqiptare.info