Hajrie Rondo
Hajrie Rondo

Ike mike e shtrenjte…ike ashtu bute dhe pa buje…me dinjitet dhe me heshtjen tende fisnike.Kishe kohe qe u mblodhe atje ne Himare buze detit dhe ne ngrohtesine e familjes…Kicos dhe vajzes…Te erdha ne gusht…por Kicua me tha se sbente te takoja dhe nje here …ndaj dhe folem ne telefon…Ti me zerin e ngrohte ashtu si dielli mbi fushen e Delvines…me the…po ja ti e di qe keto semundjet e kokes duan pak kohe…u cmallem ta degjova zerin e embel dhe ti thashe fjalet e zemres.

Me tej Kicua ma beri me dije se gjendja ishte e rende…ishte pa kthim dhe ate cast dicka me kepute brenda meje.E mendova Shqiperine pa Hajrije Rondon…i mendova shqiptaret pa artisten e tyre te shtrenjte…mendova se nuk do takoheshim me..kujtova…se takimi i fundit ishte ai i pashkeve ne Fier ku Kicon e shpallen Ambasadori Paqes.

Ti fole ate dite…me pasion me cilteresi me kurajo dhe me te verteta te hapura ne driten e diellit per peripecite ne kohera dhe per dinjitetin ne perballimin e tyre. Ate dite ma dhe dhe vezen e pashkeve dhe e kam ruajtur si kujtimin nga ty si shenje te ringjalljes. Eh bisedat tona sa ma shtonin gezimin…ti ma beje kohen te lumtur…te pelqente e verteta dhe ishe heroina e saj…Sapo e mora vesh lajmin telefonova…Kicua se hapi dot telefonin e hapi vajza mes vajit…I thashe ma puth ne balle dhe thuaji te donte si moter…Ajo u mek. Po Hajrije Rondo nga ty mesova shume…si kur flisje dhe kur heshtje sikur u flisje te tjereve ashtu dhe kur i degjoje me vemendje.Ike yll i skenes ylli i ekranit…dinjiteti nenes dhe bashkeshortes…ike qytetare e nderuar…ike njeriu modest…ike duke mare me vete edhe nje pjese nga shpirti yne.

Nga sot mikja ime e shtrenjte qielli ka e do te kete me shume drite…ne me shume mall e ti gjithe po aq.E Parajses do te jesh.Amin
9 shtator 2017