Nga Dashnor Kaloçi

Shqipëria është “vend parrullash”. Të këtillë e panë ata që arritën për vizitë në Shqipëri nga bota e jashtme. Parrullat duken në çdo hap. Ato bombardojnë qytetarin, nga fasadat e ndërtesave në rrugë, prej pullazeve të shtëpive, nga transparentët e tërhequr në gjerësitë e rrugëve, prej gazetave, prej radios, e madje prej shpateve të bjeshkëve. Shqipëria është kombi i ri dhe shumica e banorëve të saj mësojnë dhe shkollohen.

Në shkolla, sigurisht, mësohet edhe për “rrethimin revizionist” të Shqipërisë, se Partia e Punës së Shqipërisë është e vetmja parti e vërtetë marksiste-leniniste në botë.

Shqipëria është e vetmja që ka të drejtë, të gjithë të tjerët janë në rrugë të gabuar, të gjithë të tjetërt që kanë ndryshuar rrugët, janë të mashtruar, gjenden në binarin e tra, dhëtisë dhe revizionizmit. Dhe shumë prej tyre janë “armiq të Shqipërisë”. Dhe në çdo çast mund ta gëlltisin.

“Në Shqipëri, askush nuk paguan tatim, e qeveria jonë komuniste ka mjaft para”. Si funksionon kjo formulë, që është e shkruar në një dokument zyrtar shqiptar, nuk shpjegohet askund, por nuk është aspak e vështirë të kuptohet e vërteta se shteti ka marrë mbi vete “tërë kujdesin për njerëzit”, kështu që ata s’kanë nevojë të vendosin gati për asgjë. Në vend pra, çdo gjë funksionon ashtu siç është caktuar.

ALBANIA. Saranda. Sports and Social club. 1990.

Sipas shënimeve të KQ të PPSH-së, i shpallur me rastin e zgjedhjeve të përgjithëshme të fundit në vend, del se prej 1.436.289 zgjedhësëve në vend votimi nuk doli vetëm një.

Vërtet, është vështirë të gjendet në këtë rruzull botëror shtet në të cilin disiplina elektorale e qytetarëve arriti shkallë të tillë përsosmërie!? Ndërkohë, prej revolucionit e deri më sot, Shqipëria përparoi bukur shumë, edhe pse gjendet edhe më tutje, mu në fundin e listës evropiane të gati të gjithë treguesëve të zhvillimit ekonomik, dhe të standardit jetësor të qytetarëve.

Analfabetizmi është çrrënjosur plotësisht, të gjithë qytetarët janë të siguruar nga pikëpamja shëndetësore dhe sociale, prodhimtaria industriale e cila startoi gati nga zero, u shtua rreth 80 herë.

Marrë me leje publikimi nga portali Memorie.al