Mehmet Akif Ersoy, babai i të cilit ishte nga fshati Shushica dikur pjesë e Pejës, sot Komunës së Istogut, ishte autori i Himnit Kombëtar të Republikës së Turqisë.

Mehmed Akif Ersoj lindi në Stamboll më 20 dhjetor 1873 në një një familje besimtare, intelektuale. Babai i tij ishte Tahir Efendiu, një myderiz i njohur në Medresesë e famshme “Fatih” të Stambollit. Tahiri kishte lindur në Shushicë të Pejës.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:

1. Mehmed Akif Ersoj është marrë edhe me krijimtari letrare dhe artistike duke lënë si trashëgim një thesar të tërë, një pasuri që mund të ndahet në dy kategori: Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike dhe veprat e shkruara në prozë.

2. Vitet e fundit të jetës së tij kaloi në Egjipt. Kur ishte në Egjipt, ai merrej me mësimin e turqishtes tek të huajt sikurse edhe sot Institutet Junus Emre.

3. Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm “Safahat” ose “Fletët”.

4. Ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, ai ka pohuar me krenari se është shqiptar. Mehmed Akif Ersoj në shumë shkrime përmend Shqipërinë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën.

5. Kur shëndeti i tij u përk, eqësua, ai shkoi në Stamboll ku më 27 dhjetor 1936 ndërroi jetë.

6. Historia e Himnit Kombëtar Turk.

Në vitin 1921, me kërkesën e ush, tarakëve, Ministria e Kulturës u dha gazetave të datës 7 nëntor një njoftim, ku bëhej e ditur se :”Shpallet konkurs për Marshin e Pavarësisë dhe se për fituesin e tekstit dhe melodisë do të jepej nga një shpërblim prej 500 lirash”.

Në qendrën e konkursit u paraqitën mbi shtatëqind tekste, por, me gjithë këtë, komisioni vlerësues nuk pranoi asnjë poezi, sepse asnjë prej tyre nuk plotësonte kriteret e kërkuara, që të zgjonte ndikimet e dëshiruara. Atëherë, Hamidullah Suphiu, që ishte ministër i Kulturës, me gjithë komisionin vlerësues, iu drejtuan Mehmed Akifit, që të shkruajë poezinë. Mehmed Akif Ersoj, iu përgjigj ministrit se poezinë do ta bënte, por se ai nuk shkruante për para.

Kur ministri me bashkëpuntorët i premtuen se “nuk do t’i jepnin shpërblimin edhe nëse do të fitonte, ai me këtë kusht, shkroi tekstin. Marshi i Pavarësisë (Istiklal Marshi), i shkruar nga Mehmed Akifi, u lexua në Kuvendin e Madh të Kombit (Parlamenti Turk) më 1 mars 1921, dhe po më 21 mars 1921 u pranua dhe u votua zyrtarisht.

Burimi: InfoShqip.com