Nëse organizimet e 8 marsit i mbaruat gjatë ditës, mënyra perfekte për ta mbyllur është duke parë një film. Më saktë, një nga filmat e renditur më poshtë. Jo vetëm që do t’ju mbeten gjatë në kujtesë, por do të doni t’i riktheheni sërish.

Thelma & Louise (1991)

Dy shoqe të ngushta, Susan Sarandon si Louise dhe Gena Davis si Thelma nisin udhëtimin e tyre pa e ditur me ç’pasoja do të përballeshin. Thelma, shtëpiake dhe e martuar me një burrë që s’e respekton dhe do të kontrrollojë në çdo sekondë jetën e saj, ndërsa Louise, kamariere në një restorant është në një marrëdhënie të komplikuar me një muzikant, Jimmy-n, që pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon rrugëve. Udhëtimi, merr krejtësisht rrjedhë tjetër kur Louise vret burrin që u përpoq të përdhunonte shoqen e saj në një bar. Këtu fati i tyre ndryshon krejtësisht.

“The Piano” (1993)

Pas një udhëtimi të gjatë nga  Skocia, pianistja Ada McGrath( Holly Hunter) dhe vajza e saj e vogël e gjejnë veten në mes të një plazhi në Zelandën e Re me gjithçka kishin, përfshi këtu dhe pianon. Ada, memece që e vogël, u shit nga prindërit tek një burrë vendas. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar nga një jetë e tillë ajo njihet me George Baines (Harvey Keitel), historia me të cilën e çon në ngjarje tensionuese, rrënjësisht të ndryshme nga ç’kishte përjetuar më parë.

Frida (2004)

Simboli ikonë i feminizmit. E gjithë jeta e Frida Kahlo-s (Salma Hayek), një prej artisteve më të famshme meksikane në një film të vetëm. Aksidenti, marrëdhëniet erotike me burra, gra dhe martesa me Diego Riviera-n, një prej njerëzve me më shumë ndikim në jetën personale dhe atë artistike të saj.

Persepolis

Nëse ende nuk keni lexuar librin,shihni filmin! I animuar në bardh e zi, “Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve trullosëse midis jetës publike dhe private në Iran. Na tregon se si mund të mbijetojmë, duke qeshur e duke qarë, përballë absurditetit. Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar duke treguar, jo vetëm se si këto vënë nën zgjedhë dhe vrasin, por edhe se si përqeshen nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit. Gjithashtu, na prezanton edhe një vajzë të vogël pas të cilës dashurohen të gjithë.

“All About Eve” (1950)

Margo Channing (Bette Davis) është një yll në Broadëay. Sapo mbush të 40-at, nis shqetësimi më i madh:çdo të ndodhë me karrierën e saj? Gjithçka ndryshon ku në jetën e saj hyn një vajzë e re dhe ambicioze, Eve Harrington (Anne Baxter) përfshihet shumë në jetën e Margo-s duke kërcënuar jo vetëm karrierën, por dhe marrëdhëniet e saj personale.

Erin Brockovich’ (2000)

Ky film-dramë është biografia e Erin Brockovich e portretizuar nga Julia Roberts. Një nënë beqare, lufton e vetme kundër një kompanie energjitike pasi zbulon që kjo e fundit ka helmuar me vetëdije banorët lokal të vendit. Pas këtij filmi, përsërisni: “Gratë mund të veshin çfarë t’ju dojë qefi dhe të bëjnë gjëra të mëdha.

Malena

Me regji të Giuseppe Tornatore-s, Malena, e luajtur nga Monica Bellucci mbetet ende një klasik.  Në qendër, është problematika më aktuale e shoqërisë; seksizmi. Bukuria e Malena-s dhe shumë “Malena-ve” të tjera në botë, është fat dhe mallkim në të njëjtën kohë.  Ngjarjet janë vendosur në një fshat italian të viteve ’40-të, por mesazhi i këtij filmi sot, është më aktual se kurrë.

Burimi: http://vizion.com.al