Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shkodran Shyqri Alushi
Ai konsiderohet si një prej këngëtareve më të mirë shkodran me një karrierë shumë të pasur në muziken popullore dhe një nga këngëtaret më të dashur ë publikut për shumë dekada me radhe në rang kombëtar.
Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.
Ditet u fundit u shtrua ne spitalin rajonal të Shkodrës pas një sëmundje qe e kishte prej kohesh duke mos arritur qe ta përballoje dhe duke u ndare nga jeta ne moshën 84 vjeçare.