Pas humbjes se Mikel Jankut te famshem pak dite me pare …..futbolli shqiptar ka humbur sot serisht nje tjeter figure te madhe te tij…ka humbur nje Legjende e nje Ikone ..qe meriton nderim e respekt te vecante nga te gjithe ne per ate c’ka beri ne fushen e lojes e jashte saj per vite e vite me radhe ne sherbim te vendit e te popullit te tij…

Eshte shuar sot ne moshen 66 vjecare ..pas nje beteje te veshtire me nje semundje te rende ..Mjeshtri i madh i futbollit shqiptar…magjistari dhe artisti i topit ai qe vallezonte e nuk luante ne fushe..i mrekullueshmi e i pa harruari Vasillaq Zeri…

Futbolli shqiptar zhytet ne zi…humbje vertet e rende.. tronditese e tejet e dhimbeshme per te gjithe..e sigurisht vecmas per familjen e tij…te afermit, bashkeqytetaret e vet, miqte, koleget, per te gjithe ata qe e njohen nga afer ..
e dashamiresit e shumte te cilet Llaqi i kishte pa fund brenda e jashte Shqiperise…

Do te shfaqej si meteor ne futbollin shqiptar pikerisht ne fillim vitet 70 tek ajo Shkendija e fameshme e atehereshme e Zyber Koncit.. krahas yjeve te tjere si Agron Sulaj, , Astrit Hafizi, Tit Gjoni, Milto Gurma, Hushi, Gim Bulku, Gjergji Ballco, L,Curri M.Fagu…….etj etj..

E do te vinte tek skuadra e tij e zemres Dinamo ne sezonin 1973/ 74..kur ne krye te saj ishte nje emer i madh i futbollit tone trajneri Skender Jareci..e do ti bashkohej Ballgjinit e Pernaskes per te krijuar kesisoj per vite me radhe treshen e fameshme sulmuese dinamovite qe tmerronte cdo lloj kundershtari ne futbolli.. treshen ..nder me te zeshmet e nder me spikaturat ne historine e futbollit tone….

Do te luante ne mes Shyqyri Ballgjinit te madh e te famshit Ilir Pernaska ..e sigurisht edhe me emra te tjere te medhenj si Faruk Sejdini, G.Xhafa, Cocoli, Ibershimi, Mergjyshi, …Mujo Targaj…Ilir Luarasi.. Andrea Marko…Sul Demollari etj etj…plejade kjo fantastike e futbollit tone kombetar..e vecmas atij dinamovit te asaj periudhe…

Zeri ishte e mbetet i vecante ne futbollin shqiptar…super teknik, virtuoz e magjistar i vertete me topin…i pa parashikueshem… gati – gati hipnotizues perballe cdo mbrojtesi kundershtar…me nje vizion fenomenal ne te gjithe perimetrin e fushes se futbollit,,,finok, teper i zgjuar e gjakftohte perballe cdo lloj kundershtari ”qe torturohej” kur e ngarkonin te mbulonte ate… me nje perdorim topi magjepses… godites i befasishem i portes dhe vrases per sa e sa mbrojtes e portiere bashke me ate lloj mrekullie tipike ”alla Zeri” qe te befasonte, te shtangte ne cdo minute e te linte me goje hapur… nje mesfushor-sulmues klasi qe veshtire se mund te perseritet dot me e ti vije serisht futbollit tone…

Luan per gati 10 edicione tek Dinamo..ku fiton 5 Tituj Kampione e 3 Kupa te Shqiperise ..nderkohe qe me 1983 …kur ishte vetem 31 vjecar vendos ti vare kepucet ne gozhde..

Te pa harruara ndeshjet e tij ne perberje te Dinamos ne Kupat e Europes ..kunder gjermano-lindoreve te Karl Zais Jena..1-0 ku golin e fitores ne Tirane e shenon pikerisht Zeri…barazimi i bujshem i asaj kohe 0-0 ndaj Aberdinit te Skocise qe drejtohej nga i madhi Alex Ferguson…apo edhe ndeshja kunder Ajaxit te famshem ..ku virtuoziteti dhe perfeksioni ne loje i Llaqit..i la pa mend hollandezet … qe nuk nguruan ti bejne oferten e tyre per ta blere…

Do te luaje fatkeqesisht vetem 6 ndeshje me Kombetaren e Shqiperise .. pasi ne ate kohe zyrtaret e larte te qeverise komuniste te kohes vendosen ta pezullojne e ta izolojne futbollin tone kombetar prej aktiviteteve nderkombetatre ”per shkak te rrezultateve te dobeta te tij”…sepse socializmi shqiptar nuk po i mundte dot imperialistet e kapitalistet …qofte edhe aty me top e ne nje fushe ku luhej vetem futboll e asgje tjeter…cmeduri te nje kohe qe kurre mos ardhte me….

Se bashku me Pernasken e Ballgjinin per here te pare e te fundit do te jene te tres se bashku ne fushe me fanellen e Shqiperise ne ate fitore te thelle me 1976 ne Tirane 3-0 kunder Algjerise…e ku Llaqi do te luante me pas edhe kunder Austrise , Bullgarise… etj ..

Ne fushe ishte e mbeti nje Gjeni futbolli,,,ndersa ne jete ishte me shume se sa nje Kampion i Madh e tejet i respektuar prej gjithkujt…nje shok, mik e bashkeqytetar model…i dashur, i sjellshem i gjindur, korrekt , fjalepak… i thjeshte e fisnik si pak futbolliste e sportiste te tjere qe une kam njohur gjate gjithe jetes sime…edhe pse ishte nje emer i rralle e sugjestionues i botes se futbolit e i sportit tone kombetar…

Llaqi ishte e do te mbetet me plot gojen nje Xhevahir e Diamant i rralle i futbollit shqiptar…por edhe nje nder qytetaret model te Tirones sone te shtrenjte..

Thjeshtesia e bente ate edhe me te madh se sa ishte ne te vertete ndaj dhe per kete Llaqin e doja dhe e admiroja vecmas te tjereve…

Per here te fundit e takova aty brenda ne zyrat e Federates shqiptare te futbollit pak vite me pare teksa isha per here te pare per vizite ne Atdheun tim pas shume e shume vitesh emigracion …

Na mungon shume me tha duke me perqafuar fort…e di i thashe permes nje emocioni te natyrshem kur kaq sinqerisht e me dashamiresi takohen dy miq te mire, te hershem e te vjeter… e ne cast ju ktheva…por jo aq shume sa i mungon ti futbollit shqiptar…e me pas zbritem poshte ne Bar per te pire nje kafe se bashku me nje tjeter emer te madh te futbollit tone mikun tim te shtrenjte Millan Baci…

O zot sa kujtime ruaj nga ajo bisede ..qe sot teksa mora lajmin e hidhur te ndarjes prej nesh te Llaqit tone te mrekullueshem nuk e di por mu duk sikur gjithcka kishte ndodhur vetem Dje e kurre jo me pare ne kohe e vite…sepse nuk dua ta besoj kurresesi qe ti i dashur e i respektuar Llaqi ..nuk do te jesh me fizikisht mes nesh…

Dhimbje…trishtim…tronditje e lote per ty mik i shtrenjte Llaq Zeri…humbje e madhe dhe e pa zevendesueshme per te gjithe ne…komunitetit shqiptar te futbollit ..per sportin tone kombetar,,,per familjen vecanerisht sepse nuk kishe ti kurresesi moshe e kohe per te ikur kaq shpejt e kesisoj kaq dhimbshem…

Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne Paqe ..Mjeshter i madh ..njeri nobel…nderi i futbollit shqiptar e mik i vecante e me plot vlera te rralla njerezore…

Le te mbetet mitike fanella jote me numrin 9…ne historine e futbollit Dinamovit e atj Kombetar Shqiptar…sepse ti e meriton kete nder e respekt per gjithcka te mrekullueshme e te vecante qe na dhurove per vite me radhe brenda e jashte fushave te futbollit …

Me lot ne sy…e dhimbje te perligjur..perulem sot perpara kujtimit tend i shtrenjti mik i imi i cmuar Vasillaq Zeri…

Me respekt e konsiderate te vecante ndaj karieres tende sportive e jetes suaj dinjitoze…miku yt i mire …

Adriatik R.Dosti…Ann Arbor ..Michigan..,, USA…Janar 25–2019..