Artistë që i do i gjithë publiku shqiptar. Vitet nuk ua kanë zbehur dashurinë për muzikën, ata vijojnë si në fillimet e tyre. Një brez këngëtarësh që publiku i do jo vetëm për artin e tyre, por edhe për komunikimin korrekt, humorin e këndshëm se dhe respektin që kanë për të gjithë ata që e duan muzikën e tyre. Dashnor Diko është shkëputur nga skena, por ruan miqësinë me shumë prej artistëve të brezit të tij. Irma Libohova është një prej këngëtareve me të cilat Diko ka nisur hapat e tij të parë në muzikë.

Ai ka postuar një fotografi në të cilën shkruan: “Nostalgji e fillimeve të artit, me Irma Libohovën, Nikon, Ritën, Flamurin, Pranverën, të më falin dy shoqet anash nuk i kujtoj emrat, viti 1970. Flm I. Libohova për këtë foto”, ka shkruar Dashnor Diko.

Burimi: GSH.AL