7 prill 1939 ishte një ditë e ngarkuar me zymtësi, poshtërsi, trishtim, idhni, revoltë tradhti, tonelata hekur shpërthyes në dete në qiell, në toke. S’kishte ajër. Gjithçka ishte ngri e po rrokullisej mbrapsht. Katastrofë. Mbreti me shpurën sapo kaluan kufirin dhe lanë mbrapa… Fukarallëk. Kaos. … dhe në ketë ditë Hasanit i lindi vajzë. Hasani ishte popull. Nuk dimë asgjë për gjendjen emocionale të Hasanit atë ditë.

U mërzit, (i takonte të mërzitej si burrë shqiptar i vërtetë) apo e priti si lojë të fatit. Vajza e vogël qante. Po asnjëri nuk e vinte re timbrin e të qarës.

Bebet qajnë. Dhe bebja qante. Kaq. Kujt mund ti shkonte në mend se në atë shtëpi të vorfën më 7 prill 1939, në atë ditë të zymtë ku Shqipëria u zhyt në një terr që do të vazhdonte gjatë, shumë gjatë; në “galaktikën” tonë të vogël lindi një yll, një super nova! Dhe e emëruan.

E quajtën Vaçe. Një emër pak i çuditshëm. I padëgjuar. Krejt i përvetshëm. Dhe vajza filloj te zhytej baltërave e te vraponte pluhurave rrugëve të Myzeqesë duke kënduar. Fort. Dhe duke kënduar i shkoj e gjithë jeta.

Pa shkollë profesionale. Edhe ato shkolla që vazhdoj të shumtat i la përgjysmë. Po siç duket shkolla (mund ta ketë ndjerë në pavetëdije) do t’ia prishte atë që natyra ia kishte dhëne me bollëk: Timbër të veçantë zëri, vesh, e intonuar perfekt, intuite, inteligjence, jo vetëm për këngën. Hyri edhe në imtësirat e interpretimit.

Për shembull: herë mbas herë bënte edhe nga një “rubato”… sigurisht aty ku duhej… E vetëdijshme për ç’ka ishte, por e përmbajtur. Kurrë nuk u mburr. Ky ishte ai fëmija që lindi atë dite te trishtuar të prillit 1939 dhe që beri epoke me jetën e saj të vrrudhshme.

Burimi: Gazeta-Shqip.com