Një çifligar vendosi të kontrollonte se si punonin argatët e çiflikut të tij.Në të vërtetë ata punonin shumë. E fillonin punën që me natë e linin kur errej fare.Por çifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumë e shkurtër. 
Një herë u thotë argatëve: 

– Me sa shoh unë ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita që është e shkurtër.Mos ndodhet kush midis jush që mund ta bëjë ditën më të gjatë? 
– E bëj unë zotëri, – thotë një argat i hollë e i gjatë.Unë mund të sajoj një makinë që të zgjatë ditën sa të dojë Zotëria juaj.Veçse këtë makinë duhet ta vë në veprim vetëm i zoti i punës,vetë çifligari. 

– Mirë.Fillo nga puna që tani,për përgaditjen e makinës tënde. 
– Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurë,i gdhendi e i bëri të drejtë,preu disa trungje dhe prej tyre përgaditi disa rrota të cilave u bëri ca dhëmbë dhe këto rrota i futi në ca boshte.

Përgaditi pra,ca ingranazhe të madhësive të ndryshme.Së fundi përgaditi një dorëz të madhe.I montoi të gjitha këto dhe makina u bë gati për punë. 
– Tani – i tha argati çifligarit,- rrotulloje dorëzen dhe dita do të zgjatet aq sa makina të jetë në punë d.m.th. sa të duash zotrote,veçse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave të makinës. 

Dhe e vuri vetë në veprim makinën që t’i tregonte zotërisë sesi punonte makina.Filloi çifligari të rrotullonte dorëzen që rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtë por e vështirë dhe e lodhshme.Kaloi një orë. Çifligarit filluan t’i bien ndjersët.Hoqi xhaketën.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndërpreu punën sepse shkurtohej dita.

Kështu ai punoi deri në mbrëmje,derisa u err.Dita iu duk shumë e gjatë. 
-E sheh zotëri,se dita u zgjat ashtu siç të premtova? 

– Kjo është e vërtetë,dita u zgjat bile u zgjat si shumë,- tha çifligari,- veçse nuk ka mundësi që këtë dreq doreze ta vërtitë dikush tjetër? 
Mundësi ka, veçse dita nuk do të zgjatte aq sa do zotrote. 
– E po mirë, – tha çifligari. – Le të zgjatet sa të zgjatet,fundja të qëndrojë edhe ashtu siç qe… 

Dita zgjati aq sa e kishte bërë Zoti