Kam kenëdhe jam TIFOZ i ekipit shkodran “VLLAZNIA”. I kam ba dhe hymnin me fjalet e mija dhe muzik te Frederik NDOCIT. Po shkruaj një bejte, të cilën mendoj ta lexoni dhe për të nderuar IKONAT E FUTBOLLIT SHKODRAN dhe pse jo të FUTBOLLIT SHQYPTAR! Lexojeni me dashuri JU LUTEM, se ndoshta “VLLAZNIA ” E MERR VEDIN ME RIDALë KAMPION. Mos harroni Stadiumi “VOJO KUSHI” – asht ma i madhi në Botë se kur humb “VLLAZNIA”, “bijnë dekun 250.000 mijë shkodranë (se asht ndertu permbi vorret e lashtë të SHKODRES. FORCA VLLAZNIJAAAAAAAAA!

SI KA DALË “VLLAZNIJA” KAMPION BOTE!!! – Nga Agim Doçi

Në Shqypni e nise e para
lojën e bukur top e kamë (kambë)
Prej Serreqit në Arrën e Madhe
Në lagjen Ndocaj e n’ Tophanë!

Ke nxjerr Yje të pa harrum
Si Boriçin Zot i Zotit!
Ndéj beqar i stazhionum
Ia dha jetën…komplet topit!

Muhamet Dibrën, Xhelal Jukën
Prek Gjeloshin – Kapidan!
Xhod Shaqirin, që krejt Pukën
e pat rréjt veç me nji kamb’

Simon Dedën – bombardjer
Që kish “predha” si mortaja
Dhe Lin Shllakun – “brigadier”
Motorr lojet – Kolec Kraja

E dorzove dorë më dor’
nga nji brez në brez stafetën
Sabah bizin centërfor
Mjeshtër sulmi – Mehdin Zhegën!…

Zan Rragamin – sa nji plep.
Me vrapim, si vrap kaprollit
Çapalikun – hallagrep…
si me kenë taroç Stambollit!

Me Kol Gjonin, Koçobashin
Moj “Vllazni” pate lan’ nam’
se nga një herë lojën e bajshin:
“O merr topin, o thé ndoi kamë!”

Sa dhe Mali i Taraboshit
po t’ish Mal bamë me allçi
S’do ia dilte Koçobashit
me njit kocat që ka thy…

Elegancë? – Esta Rakiqi
I ka dhan’ lojës lezet!
kaq e dridhte bukur shtatin
Thu’ se ishte mbrend në balet¨

Ismet Hoxha e Halil Puka
Paulin Ndoja që t’shtoj namin
Kapiten – t’qoft hallal buka!!!
80 muaj – Selami Danin!!!

Nxorre n’fushë, gjith kto djelmoça
Moj “Vllazni” t’i puthsha sytë
Në 68-ën kto taroça
U rreshtun n’kategori t’dytë!…

Po ti u ngrite mbas 1 viti
si Anté që e puth Tokën!
dhe me Forcë të Kolektivit
E çudite komplet Botën!

Po besa, mos u çuditni
që “Vllaznija” figuron
Në 69-ën e në 71-shin
për gjithë Globin si Kampion!!!

Mundi “Varnën” e Bullgarit!
që pat mujt midis Evropës
“Sporting Klubin” e Shtutgartit
nënkampioni i gjith botës!

“Sporting Klubi” mundi Juven
“Inter” club dhe Fiorentinën
Rrahu “Bryzhin” e Belgjikës
“Sent Etienin” dhe Argjentinën(!!!)

Ndaj zinxhiri i krahasimit
N’Argjentin për bes mbaron
kështu “Vllazinja” – përfundimit
në gjith Botën del Kampion!

Ky ekip asht far e hithit
(një shkodran e tha i pari…)
kët ekip sa ta kositish
mbas dy ditsh i del prap bari!

Se janë lagjet e shkodranvet
si minierat e futbollit
veç Shiroka dhe Kopliku
Rrahin skuadrat e Stambollit!!!

Lé ma Vraka e Vau Déjsi
që kan’ bà ekip prej murit
me ju vesh fanellën e kuqe
rrahin skuadrën e Rud Gulit…/Naishtedikur.info

Autori Agim Doçi