Nga Andreas Dushi

Dise herë, burgosja fizike nuk është në dorën tonë, ama ajo e shpirtit është githnjë. Me një liri shpirtërore të pashoqe, kompozitori dhe muzikanti shkodran Gac Çuni kaloi vitet e burgimit të padrejtë nga një sistem i përbindshëm komunist.

Një natë, të gjithë të burgourit u çuditën kur nga njëra prej qelive, një zë i ëmbël hyri si dritë mes errësirës së vuajtjes e terrorit. Ishte zëri i Gac Çunit i cili i këndoi dashurisë platonike një këngë të jashtëzakonshme. Kënga i kushtohej vajzës së ëndrrave, asaj ideales e cila nga burgu i afrohet gjithnjë e më shumë të përkryerës.

Këngë me natyrën e këngëve të dikurshme greke, pa muzikë të regjistruar e pa tekst të shkruar, por e transmetuar për vite me radhë ndër qelitë e vogla të burgjeve deri kur, pas ’90, bashkë me të burgosurit fitoi lirinë e saj duke dalë në botën e vërtetë në kërkim të atij frymëzimi platonik që e shtyu Gacin të bënte këtë perlë.

Më poshtë janë vargjet e kësaj kënge dhe partitura me notat e saj muzikore, marrë nga libri “250 Këngë qytetare Shkodrane” me autor Tonin Dajinë e Tonin Zadejën.

Natyra t’fali, bardh – o si bora,
Unë permbas tejet, jeten e bora;
Oh! se dy sytë m’i kanë verbue,
M’i kanë verbue moj kaçurrelat
Kaçurrelat e tu.

Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.
M’i ke faqet, t’kuq – o si gjaku,
Se me ty vashë m’ka xan maraku;
Oh! se marakun ma kanë shtue
Ma kanë shtue moj kaçurrelat,

Kaçurrelat e tu.
Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tu.

/Konica.al