Tetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit, në Shqipëri sundonte akoma regjimi komunist. Por në korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë vërshuan në ambasadën gjermane. Dukej se ishte një projekt i diplomatëve gjermanë.

Tre dekada më pas, shqiptarët sërish vazhdojnë të dynden drejt ambasadës gjermane.

Dhjetra të rinj po presin në radhë për viza pune drejt Gjermanisë. Është pak a shumë e njëjta situatë çdo ditë. 5 vitet e fundit është rritur numri i atyre që janë larguar nga vendi.

Të gjitha sondazhet e organizatave vendase dhe të huaja kanë nxjerrë se në masë të madhe shqiptarët duan të largohen në emigracion për një jetë më të mirë.

Shihni më poshtë pamje nga korriku i vitit 1990 dhe pamje aktuale të vitit 2019./GazetaMapo.al