E pra qysh sot prej ketij 16 Tetori te trishte te 2019 …kjo pyetje kaq njerezore dhe fisnike …qe tregonte afinitetin e thjeshtesine por dhe respektin e dashurine per njerezit …e qe dilte aq bukur e natyrshem prej gojes se tij…njeriut te mire e Mjeshtrit te madh te futbollit shqiptar Mico Papadhopulli …do te na mungoje…madje jo vetem mua qe njihesha e isha mik familjar i tij e i familjes se tij te pakten prej 45 vjetesh por te gjitheve qe paten fatin e mire te njiheshin nga afer me te…me Dajen …sic e njohem dhe e thirrem plot respekt deri ne diten e fundit te jetes se tij….

I dhimbshem vertet lajmi i ndarjes se tij nga kjo bote…aq sa s’gjej dot fjale per te ngushelluar Familjen Papadhopulli , te gjithe te afermit e te dashurit e tij, miqte e shoket e tij te pa numert ne mbare Shqiperine , dashamiresit e shumte , klubin Partizani ku ai militoi e i fali pothuajse gjithe jeten e tij….komunitetin shqiptar futbollistik por edhe qytetaret e Tiranes …sepse Daja ishte e mbeti nje nder qytetaret model e shume te nderuar e te respektuar te saj per dekada me radhe…

I lindur me 1933 … dy dekada me vone njezet-vjecari Mico Papadhopulli do te ishte ne kulmin e tij sportiv ku shkelqen ne radhet e atij Partizani te famshem te asaj kohe mbushur me yje te tille Maliqati, Ndini, B.Fagu, Resmja , Kraja, Deliallisi, Dingu, R.Haxhia deri tek te mevoneshmit..Pano, Bytyci, Jashari etj etj…

E prej 1955-64 nen drejtimin e te medhenjve te futbollit shqiptar R.Spahiu e L.Borici…mbrojtesi i fuqishem e energjik e madje disa here kapiten i ekipit te Partizanit e anetar i pa diskutueshem i ekipit tone Kombetar…Papadhopulli do te fitonte 6 here Titullin Kampion i Shqiperise…

Mico ”Daja” Papadhopulli do te ishte gjithashtu ne perberje te skuadres se tij te zemres ne ato suksese te medha te futbollit shqiptar teksa Partizani i tij do te fitonte Medaljet e Argjendta me 1958 ne Laipcig te Gjermanise e me 1963 ne Hanoi te Vietnamit…madje disa here mbajti edhe shiritin e kapitenit te ekipit te Partizanit por edhe te skuadres sone Kombetare..

Pas lenies se karieres futbollistike …Daja do te lidhet perjetesisht me futbollin duke qene here trajner e here drejtues ne disa klube tonat …here aktivist i kudo ndodhur i te gjithe aktivitetit futbollistik kombetar shqiiptar e here Petagogu shume i respektuar i ILKF per vite me radhe…

Prej vitit 1997 -2002 Papadhopulli do te jete zyrtarisht President i FSHF…e deri ne fund te jetes se tij si rralle kush deri me sot ishte e mbeti President Nderi i futbollit shqiptar.

Gjate karieres se tij sportive e pas saj meritoi titujt e nderuar Mjeshter i Madh, Qytetar nderi i Tiranes, Mjeshter i merituar sporti etj etj…si dhe mbante titullin Prof-Doctor…

Ndarja e tij nga jeta eshte pa dyshim nje ngjarje e trishte ne historine e sportit kombetar shqiptar e vecmas e futbollit tone…sport te cilit ai i kushtoi gjithe jeten e tij…

Ngushellime te sinqerta familjes Papadhopulli por edhe gjithe komunitetit futbollistik shqiptar…
Prehu i qete…e te qofte i lehte Dheu i tokes Meme shume i respektuari miku im i mrekullueshem…profesori e edukatori yne sportiv i pa lodhur…i thjeshti, goje embeli e njerezori Mico Papadhopulli…

Shenim —- ne kete foto shkrepur ne fund te viteve 90 ku jemi se bashku me V.Raden e O.Mulen…ne nje aktivitet kombetar futbollistik ne Tirane e ku Daja sapo ishte zgjedhur President i FSHF…duken njesere figurash te nderuara e shume te respektuara te futbollit shqiptar te tille si …F.Frasheri, M.Janku, T.Gjoka, E.Shehu….etj

A.R.DOSTI