Lajm i hidhur për artin shqiptar, pasi një nga emrat më të dashur të humorit ka ndërruar jetë ditën e sotme. Muhamet Lika, i njohur si një nga parodistët e Vlorës, është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Por si u krijua një prej grupeve më të dashura të humorit shqiptar?
Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika janë emrat që përbënin katërshen e famshme të quajtur Parodistët e Vlorës. Para pak kohësh aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika ishin të ftuar te “Rudina” ku rrëfyen se si u bënë bashkë.
“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë.
Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo.
GSH.AL Gazeta Shqiptare