Një herë e një kohë ne i kemi eleminuar serbët në Beograd. Dhe e ka berë Sokol Kushta, sulmuesi i famshëm i Flamurtarit në vitin 1987. Pasi në ndeshjen e vlefshme për kupën UEFA, Flamurtari e mundi 2 me 0 Partizanin e Beogradit, me anë të një goli në 7 minutat e fundit, goli i Kushtës i dha kualifikimin vlonjatëve. Si per cudi, ndeshja zhvillohej ne te njejtin stadium ku do te luaje kombetarja ne 14 tetor. Ja si e ka kujtuar këtë ndeshje një tjetër protagonist i saj, sulmuesi shqiptar i Partizanit të Beogradit, Fadil Vokrri i cili arriti të marrë një penallti dhe të shënojë një gol gjatë kësaj ndeshjeje.

“Partizani i Beogradit në ndeshjen e kthimit në stadiumin e Armatës Popullore luajti shkëlqyeshëm. Ne udhëhoqëm 2-0 në pjesën e parë, pas një loje shumë të mirë dhe njërin prej golave e shënova unë. Godita edhe një shtyllë. Por ne nuk mundëm të mposhtim portierin e shkëlqyer Arapi, i cili atë ditë ka bërë mrekullira, që vetëm një portier si ai mund t’i realizonte. Shtatë minuta para mbarimit të ndeshjes Sokol Kushta me një gjuajtje të rrëmbyeshme shënoi një gol të bukur, që e çoi Flamurtarin në garat e mëtejshme. Trajneri Jusufi e pranoi skualifikimin, si një sportist i vërtetë dhe i uroi suksese të njëpasnjëshme Flamurtarit. Nuk më harrohen tre- katër minutat e fundit, kur u larguan tifozët jugosllavë nga stadium të deziluzionuar”.

Vokrri kujton edhe telashet që pati ai si shqiptar pas këtij eleminimi në Beograd: “E kam pasur shumë të vështirë përballjen me ekipin shqiptar,duke pasur parasysh rrethanat politike shumëvjeçare. Megjithatë, një profesionist duhet të sillet në mënyrë profesionale dhe siç i ka hije një lojtari të vërtetë. Ka pasë disa shkrime në gazeta të ndryshme serbe, të cilat argumentonin jo realitetin, sikur unë nuk kam dashur të luaj kundër Flamurtarit të Vlorës, kundër shqiptarëve. Gazeta “Politika” e Beogradit pati shkruar se Vokrri nuk ka luajtur me qëllim kundër Flamurtarit.

Pas ndeshjes së dytë, ku ne fituam 2-1, por u skualifikuam nga turi, kjo gazetë kishte vendosur foto në një çast loje nga ndeshja e parë në Vlorë, ku unë isha fokusuar në sulm dhe prapa në sfond ishte Enver Hoxha. Atë ditë në stadiumin e Vlorës kishte reklama “Parti- Enver” dhe fotoreporterët jugosllavë kishin fiksuar jo pak fotografi”.