Aktorja e mirënjohur Anisa Markarian ka treguar për herë të parë se si ka dashur të puthë Arben Imamin, ish-figurën e njohur në PD. Në një intervistë të fundit për ‘Sot 7’ aktorja foli për filmin “Në çdo stinë” ku ajo luante si aktore kryesore me regji të Viktor Gjikës.

“Viktor Gjika donte patjetër një të puthur ndërmjet Zanës dhe Bardhylit, nuk isha aspak kundër. Në skenën që ndërtoi, ajo që nuk më pëlqeu ishte që kur bie sirena, kjo duhet të vraponte e ta puthte.

I thashë pse duhet të kem frikë ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste, në zbor, pse duhet të kem frikë nga kjo sirenë ndërkohë që po të më vesh afër me personin, do t’ia mbështes kokën te gjoksi. Dhe aty mund të… Nuk iu mbush mendja, kishte mendjen e vet. As aktori që luante Bardhylin (Arben Imami) nuk e pranoi”- tha Markarian. Po ashtu ajo tregoi se edhe sot ka njohjet me ish-deputetin Imami.

“Me Arbenin ruaj njohjen, nuk kam komunikuar më që kur kam ikur nga Shqipëria. Kam ndjekur karrierën e tij politike por nuk kam asnjë lidhje”, tha ajo.

Mandej, aktorja rrëfeu se si u hoq nga filmi figura e Kreshnik Tartarit, pasi mendohej se ai kishte favorizuar dhe mbajtur sekret lidhjen e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, por e gjitha përfundoi kur Mehmet Shehu vdiq. “Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte diçka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit për shkak të problemit me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qëndronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri. Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vr, au veten Mehmet Shehu, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin ta shikoni me sekuencat e profesorit”, tha aktorja.

Burimi: Gazeta Shqiptare