SKENDER DODA, legjenda e Mirdites me Uniforme!

-Me graden SHERIF ne Amerike –

Me intgrigoi pa mase nje foto e tij, por me shume shenimi: “Kur sterviteshim ishim te bindur se do te “hanim” edhe goditje te forta perballe, anash, e nga pas, gjithsesi duhej ruajtur ekuilibri mendor e fizik. Besoj se na ka bere mire sepse jeta nuk te perkedhel, madje edhe ata qe i perkedhel shume me pas i squll, i tall dhe i braktis….”.
Behet fjale per birin e Mirdites, Legjenda me Uniforme, Skender Doda, qe i ka sherbyer Shtetit denjesisht edhe ne momente te quajtura “te qeta”, por me shume ne momente kritike.

Kush nuk e njeh ate ne Tirane, por dhe ne te gjithe Shqiperine. Nje burre Mirdite, nga ata te spikatur, qe lidh kohet edhe ne pikpamjen antropologjike me shtatin si lisat e nalte te bjeshkeve te bukura te Mirdites, por me se shumti ne tiparet burrnore per te qene te bashkelidhura me epjen e natyres shtetformuese te mirditasit nder shekuj.
Ka sherbyer ne strukturat e ushtrise si ne Tirane Laç deri ne vitin 1993.

Ne vitin 1993 si Drejtor i Akademise se Policise; ne 1995 ne Forcat e Nderhyrjes se Shpejte; ne vitin e veshtire 1997 drejtor i Policise ne Shkoder. Nga 1997 -2017 ne Akademi 2 here nendrejtor, 2 here ne Forcat Speciale dhe 2 here ne drejtorine e Studimeve Strategjike.

Mbetet kranari e ashtit te forte mirditas dhe atij kombetar!
Sot e gjithe diten, i dashur me miq e shoke, dhe shume i interesuar per mbarevajtjen e mirditoreve kudo qe ata jane.

Natyrisht, duke e lene per ne fund te ketij shenimi modest, edhe mik i mire imi!

Gjergj Marku