Sofra e Lekës (Lek Dukagjinit) në bjeshkët e Xhuxhës, ku sipas traditës vendase mblidheshin kuvendet e kohës.

Në studimin “Tregime dhe Këngë Popullore për Skënderbeun”, botuar në Tiranë në vitin 1967, në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, duke ju referuar traditës vendase, ndër të tjera thuhet:

Në bjeshkët e Xhuxhës ndodhet “Kalaja e Lekës” apo “Qyteza e Lekës”. Kalaja kishte një sipërfaqe të madhe dhe përdorej nga Dukagjinët në kohë lufte. Nëpërmjet një shtegu të ngushtë, nga kalaja dilej në “Qafën e Shna Prendes”.

Në afërsi të “Kepit të Qytezës” apo “Kepit të Kalasë”, ruhen gjurmët e kishës së Shën Trinisë dhe pak më tej kishës së Shna Prendes.

Marrë nga: MIRDITA:Histori dhe aktualitet