Një mbret i madh mori si dhuratë dy zogj sokolash dhe me shpejtësi ai i dha mjeshtrit të gjahut që t‘i stërvisë ata. Pas disa muajve mjeshtri i dha lajmin mbretit duke thënë se një prej tyre ishte stërvitur shumë mirë.
“E tjetri?”,- pyeti mbreti.

“Më vjen keq, o Mbret, por sokoli tjetër sillet në një mënyrë jo normale, ndoshta është prekur nga një sëmundje e rrallë që nuk jemi në gjendje ta kurojmë. Askush nuk ka arritur që ta lëvizë nga dega në të cilën qëndron që prej ditës së parë. Një punëtor duhet të ngjitet në pemë për ta ushqyer çdo ditë.

Mbreti thirri veterinerët, doktorët dhe ekspertët e çdo lloj, por askush nuk arriti ta bënte sokolin të fluturojë.
Më pas ia dha si detyrë obortarëve, gjeneralëve, këshilltarëve më të urtë, por askush nuk arriti ta lëvizste sokolin nga pema e vet. Nga dritaria e apartamentit të tij, mbreti e shihte sokolin e palëvishëm në pemë, ditë e natë.

Një ditë u dha një lajmërim në të cilin u kërkonte të gjithëve ndihmë për të zgjidhur këtë problem.
Të nesërmen në mëngjes mbreti hap dritarën e me një habitje shumë të madhe shikon sokolin duke fluturuar mes pemëve të kopshtit në një mënyrë të mrekullueshme.

“Ma sillni këtu autorin e kësaj mrekullie”, urdhëroi ai.
Pas pak kohë i paraqitën një fshatar të ri.
“Ti bëre që sokoli të fluturojë? Si e ke bërë? A je ndoshta një magjistar?”,- pyeti mbreti.

I frikësuar dhe i lumtur, fshatari shpjegoi: “Nuk ishte aspak e vështirë, o Mbret. Unë preva vetëm degën e pemës. Sokoli u bë i vetëdijshëm që kishte krahë, dhe fluturoi.

Ideja që kemi për veten apo vetëbesimi i ulët na bën shpesh të ngelemi në vend, të mos marrim iniciativa, të ndihemi të paaftë dhe ta lëmë veten të mposhtemi nga mosveprimi.

Është e rëndësishme të kemi një vetëbesim të shëndetshësh i cili mund të na ndihmojë ta shohim jetën në një këndvështrim pozitiv dhe me një besim më të madh ndaj arritjes së qëllimit duke i dhënë mundësi vetes tonë të njohi sa më shumë aftësi dhe virtyte të cilat secili nga ne posedon.

Burimi: Akropoli i Ri

Advertisements
Advertisements