Solidariteti është nga të gjithë vendet e Europës sa i përket tragjedisë së ndodhur në Shqipëri. Së fundmi janë tifozët e Crotones që kanë dalë në mbështetje të shqiptarëve për këto kohë të vështira që po kalojmë pas tërmeteve shkatërrimtare.

Mes një banderole ku shprehet se këta tifozë janë afër popullit shqiptar, ka pasur edhe shumë duartrokitje. Sa i përket rezultatit, në takimin ndaj Citadelës vazhdohet në shifrat 1-0 falë golit të Maronit. Disa vite më parë, pjesë e Crotones ka qenë edhe Arlind Ajeti. /Sport Ekspres/