Telat Agolli
Telat Agolli

Telat Agolli ka lindur më 15 shkurt 1932, ka qenë kampion kombëtar për 20 vjet (1950-1972) në ngritje peshe, me 99 rekorde kombëtare. Është nderuar me shumë tituj si: mjeshtër sporti, mjeshtër i Merituar i sportit, Nder i sportit shqiptar dhe Nder i sportit të peshëngritjes në vitin 2010. Gjithashtu, ai ka marrë edhe një seri vlerësimesh si Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, kupa dhe medalje të ndryshme, dhënë në spektakle artistike e ceremoni sportive.

Telat Agolli, ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. U nda nga jeta më 13 tetor 2016, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.