Stafi akademik dhe administrativ i Kolegjit Universitar Bedër iu përgjigjën thirrjes për t’iu bashkuar javës së vullnetarizmit dhe solidaritetit, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë familjeve në zonat e prekura nga tërmeti.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e KU Bedër u vendos për hapat që do të hidhen përgjatë kësaj jave, ku do të ketë një angazhim të koordinuar të stafit dhe studentëve.

Deri më tani, nëpërmjet Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët, Bedër ka qenë prezent në Thumanë, Fushë-Krujë, si dhe në disa zona të tjera të Bashkisë së Krujës.

Nevoja për ndihma dhe vullnetarë aty vazhdon të jetë e madhe, ndërkohë që i bëjmë thirrje studentëve, por edhe të diplomuarve, që t’i bashkëngjiten aksionit edhe për ditët në vijim.

Ndihmat grumbullohen çdo ditë në hollin e universitetet, ndërkohë që në orën 9:00 bëhet organizimi dhe nis shpërndarja e studentëve.

Nëse dëshironi të jepni kontributin tuaj në çfarëdolloj forme, ju lutem kontaktoni me numrin: +355 68 5450 944.