Na duket se me të drejtë ngritën shokët që një nga shkaqet që ka influencuar në dobësit dhe të metat e sipërpërmëndura është edhe niveli i ulët arësimorë dhe ideo-estetik i trupës. Nga 20 aktor 5 janë me fillore, 12 me 8 vjeçare 1 me të mesme dhe 2 me të lartë. 10 vjetët e fundit nuk është emëruar asnjë aktor me shkallë profesionale qoftë edhe me të mesme. Për problemin e kuadrit u bënë disa kritika në adresë të komitetit partisë dhe atij ekzekutiv të cilët nuk kanë treguar interesimin e duhur për këtë institucion, ka mbi 3 vjet që estrada është pa derigjent dhe akoma ska perspektivë për tu emëruar.

Në përgjithësi, thanë në diskutimet e tyre shokët, interesimi nga ana e organeve të partisë e të pushtetit në rreth ka munguar. Shoku Fadil Paçrami nuk e ka shikuar estradën njësoj si Teatrin e Operas dhe atë Popullor, edhe kur kishim 20 vjetorin erdhi në ceremoninë e hapjes dhe nuk qëndroj në çfaqje. Në përgjithësi u bënë kritika për shokët drejtues të partisë e të pushtetit në rreth, duke përjashtuar shoqen Katina Starja, që pak vinë në çfaqjet e estradës si rrjedhim edhe ndihma e tyre për mbarëvajtjen e punës ka qënë shumë e pakët.

Ato pretendojnë që këto organe më afër duhet ti qëndrojnë estradës t’i hapin horizont me këshillat, vrejtjet e propozimet e tyre, edhe për edukimin ideopolitik, pa mënjanuar punën që duhet të bëjë organizata bazë, ndoshta ato duhet të ndihmojnë më afër këtë institucion. Pothuajse të gjithë ngritën si problem tepër serjoz mungesën e krijimtarisë për estradat. Veç tjerave edhe disa shkrimtar, humorist që deri vonë shkruanin për estradat janë larguar.

Atje u shprehën se janë disa shkaqe: mendimi tek shkrimtarët se këto janë gjëra të vogla e nuk të japin titull, njohje, e tjera, jo gjtihnjë ka aktor të përshtatshëm për ti interpretuar dhe pjesët janë në “shej” për tu diskutuar e kritikuar, shpërblimi material është i vogël në krahasim me krijimtarinë tjetër etjera. Këto ishin disa probleme që dolën dhe u diskutuan në organizatën bazë dhe kolektivin e estradës profesioniste. Një ndihmë të mirë për përgatitjen dhe zhvillimin e këtyre mbledhjeve dhe i deleguari komitetit partisë rajonit Nr. 3 shoku Fiqiri Vogli.

Instruktori i K.Q.

Enver Halili 17.3.1973 /Nga Dashnor Kaloçi/Tema