Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, Sulejman Demollari me motivacioni e vlerësimit të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit. Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta. Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”, u shpreh Demollari pas dekorimit me titullin “Mjeshtër i madh”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli me superlativa për legjendën dinamovite, gjatë dekorimit të tij.

“Karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme. Demollari, përfaqësues i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar. Titullin ‘Mjeshtër i madh’ Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh. Demollari, model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play” Meta: Demollari, lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi.

Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm. Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tonë.

Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë. Demollari përfaqësues i denjë dhe me autoritet në futbollit edhe në arenën ndërkombëtare. Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëta”, u shpreh presidenti Meta.

Burimi: AktoretShqiptare.info