Kritiku i artit dhe politikani italian, Vittorio Sgarbi ka shprehur solidaritetin e tij, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e sotëm, me bilanc tr, agjik.

Në facebook, ndërsa kujton një proverb të vjetër shqiptare, Sgarbi thotë se “një shqiptar mund ta ulësh aq sa mund të ulësh një mal”.

“Një proverb shqiptare thotë: “’Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë”, prandaj shqiptarët mund t’i ulësh aq sa mund të ulësh malin. Jam afër popullit shqiptar”, shkruan ai.

Burimi: Voal.ch