Nese udhetoni per ne Kalifoni, stacioni i pare apo porta ne te cilen do te zbrisni eshte aeroporti ne Los Anxhelos. Aty do te keni rastin te takoni dy artiste shqiptare. Punimet e tyre stolisin muret e aeroportit me te madh te ketij vendi. Per njeren nga keto dy dizajnere kemi shkruar me heret, kurse e dyta eshte Suzane Logoreci.

Ndonese ka lindur dhe eshte rritur e edukuar ne Amerike, nga mbiemri lehte do ta zbuloni se ajo eshte me origjine shqiptare dhe vjen nga rrethi i njohur familjar Logoreci, qe me breze e degëzime ishte nje universitet intelektual e kulturor shqiptar.

Foto nga Albumi Akordet e Kosovës

Suzana kishte babanë shqiptar; Zef Logorecin, instruktor i gjuhes ne Ministrine Amerikane te Mbrojtjes, kurse nenen amerikane; Ann Vaughn Logoreci, shkrimtare dhe avokate.

Suzana Logoreci eshte piktore akademike dhe dizajnere e njohur dhe respektuar ne Kaliforni. Specialitet i artit te saje jane vizatimet me laps ne ngjyra te ndryshme me nje ton paksa nadrealist por qe komunikon me rrymen e njohur “pop-arte”. Punimet e saje stolisin disa nga objektet me te rendsishme te administrates dhe serviseve publike ne Kaliforni.

Ato mund ti gjeni ne aeroportin e Los Anxhelosit, ne Drejtorine e Transportit Metropoliten, ne qendren e Bankes Nacionale Amerikane e disa objekte tjera te ketij qyteti. Vizitoreve te Los Anxhelosit posacerisht u bien ne sy dy punimet dimensionesh te medha te Logorecit te cilat jane pjese e dekorimit te Aeroportit me te madh te ketij vendi. Ato ne te vertete perbejne njerin nga muralet qendrore te ketij aeroporti.

Punimet e Suzane Logorecit shquhen per ngjyra te pasura, komunikim te qarte, optimizem dhe plasticitet qe simbolizon levizjen apo rritjen e qyteteve, objekteve e gjesendeve te cilat ajo i ka objekt inspirimi.
Logoreci ka ekspozuar ne shume vende te shtetit te Kalifornise, por edhe ne Florida, Boston, Nju Jork, ne disa vende jashte Amerikes si: ne Australi e Europe . Disa punime te saje jane pjese e kolekcioneve te institucioneve te rendsishme amerikane. Vizatimet e Logorecit sot gjenden edhe ne Stejt Departmentin Amerikan, ne galerite apo fonacionet William Brady III, Beth Rudin DeWoody, Lionel B. Sanders, Greenberg Traurig, LLP, John Slattery etj. Nga viti 2008 e deri sot ajo ka fituar disa shperblime.

Pasionin e talentin per art te barteseve te mbiemrit Logoreci , nuk e ka trasheguar vetem Suzana. I vllai i saje Thomas Logoreci poashtu eshte i dhene pas artit. Ai eshte regjisor skenarist dhe producent filmash.

Albumi AK

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës/Naishtedikur.info