Nga Adela Alla

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Kantautori dhe prezantuesi Ardit Gjebrea shprehet se të ardhurat e biletave të Këngës Magjike të këtij viti do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të familjes Caci në Thumanë.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut”, shprehet Gjebrea.

Gjithashtu Gjebrea shprehet se ndihet krenar që dhe artistët janë bashkuar në këtë kauzë si shenjë solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti.

“Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët që janë bashkuar në këtë kauzë”, tha Gjebrea. /a.a/ /a.g/

Burimi: ATSH – http://ata.gov.al/2019/11/29/te-ardhurat-e-biletave-te-kenges-magjike-shkojne-per-ndertimin-e-shtepise-se-familjes-caci-ne-thumane/