Nga Ilir Kadia

“Të dua i bukuri Durrës! “

U zgjova me një këngë për Durrësin në buzë si xixillonjë maji ndërsa jashtë binte shi i pjerrët në ag! E këndonte Qemal Kërtusha në radio nga fundi i viteve 60’. Ishte si një valëz që reflektonte reze dielli e loste me peshqit e vegjël në breg!

“Të dua i bukuri Durrës
Ma afsh e me mall të këndoj!
S’ të harroj unë ty kurrën e kurrës
Me asnjë qytet nuk të ndrroj!”

E këndoja këngën me zë koke dhe fshija nga truri çdo pamje të zymtë nga bo, mbardimi që bëri tërmeti!

E kujtoja një akullore të bardhë që në një kaush të vogël qëndronte si re puplore në dorën e vajzës miturake që e desha pa e ditur ç’është dashuria, kërcimin nga shkalla në shkallë të amfiteatrit antik, trenin që i zbrisja nga dritarja prej padurimit për ta takuar qytetin sa më parë, librin me poezi të Janis Ricos që e bleva në librarinë në qëndër të qytetit, topin e baskebollit që trokiste në kujtesë në parketin e pallatit të sportit e hovte nga thirrjet e tifozëve të zjarrtë që edhe Partizanin e Gim Fagut e trëmbnin, Tut Leshtenin dhe Ballgjinët që Kombëtares i shtonin lavdi,vilën e Zogut lart në kodër si kurore mbreti në qytetin Mbret…

Po çelet dita!Po çelet!/Naishtedikur.info