Nga Pirro Minella Millona

Nuk e di pse mu kujtua ky episod, ndodhur diku ne vitet e largeta mundet mesi i viteve 1980. Po shkoja me sherbim per ne Gjirokaster. Ne Ballsh nuk preva dot bilete, se kishte shume njerez. Isha i sigurte se dikush nga shoferat e Gjirokastres do me merrte edhe si i njohur i vjeter, por edhe se nderhyri shefi i Stacionit Hekurudhor Ballsh, se na njihte si Uzine Petezimeve, na shperndante Hekurin per Jugun.

Ate dite ne linje ishte dhe Hilmiu, mik i babait tim. E takova dhe me tha, po do te te marr. Edhe sot ja mbaj mend targen Gj 60 64. U hap dera e autobuzit dhe pasagjeret u shtyne per te zene vendet e tyre sipas biletave. Hilmiu me uli diku andej nga fundi. Pas pak erdhi dhe nje grua e re me nje femije ne krah. Edhe ajo u ul ne kolltuk me mua. I lirova dritaren. Femija mund te ishte rreth 4 apo 5 vjec. Dukeshin te lodhur nga rruga. Kur autobuzi filloi te marre maloren dhe kthesat ne dalje te Ballshit, hyra ne bisede me gruan e re.

Me tregoi disa gjera per veten e vet. Ishte nga Picari i Gjirokastres, martuar ne Lac.Punonte ne Ndermarjen Riparim Sherbimeve Artizanale si punonjese. Nuk e pyeta me gjate. Autobuzi pershkonte rrugen. Me tregoi se ishte ngritur shpejt sot dhe kishte bere tere ate rruge. Shkonte ne fshat se kishte te jatin shume semure. E pashe qe po i mbyllelshin syte. Nuk po gjente rehat. E pengonte dhe femija, qe e kishte zene gjumi. I them ma jep mua femije ta mbaj ne preherin tim.

Me kujdes e zhvendosi femijen ne preherin tim. Edhe vete pas pak ju keput koka dhe e zuri gjumi. Me kujdes i hedh krahun dhe ja ve koken e saj ne tek krahu im dhe nuk beja asnje levizje se mos zgjoja dhe mamane dhe te bijen. Rruga pershkuhej ngadale. Kur arritem ne Tepelene, aty u zgjua pak dhe kerkoi uje femija. Zakonisht autobuzet edhe ndalonin po te kishin vende bosh dhe e mbushnin me pasagjere. Dola tek agjensia e biletave qe ishte ne dalje te Tepelenes dhe bleva nje shishe aranxhante te ftohte.E hapi kapakun shitesja. Ja cova miqve te mi. Femija piu e para dhe perseri e kapiti gjumi ne preherin tim.Edhe gruaja dremiti perseri.

Kur u afruam tek kthesa e Picarit e prek ne sup gruan e re dhe ajo zgjohet behet gati per te zbritur. ….Autobuzi ndaloi, zbriten te dyja kur u shkeput nga kolltulu ku ishte ulur me veshtori ne sy dhe tha thjesht: -Faleminderit Vella…. Iku dhe nuk e kthehu me koken. ……

Nuk e kam ndeshur me silueten e saj,ajo sot eshte rreth 60 vjet dhe jam i sigurte qe as e mban mend kete ndodhi te thjeshte….

Nga Pirro Minella Millona , për faqen Naishtedikur.info