Ky vit që po lëmë pas mori me vete shumë personalitete të njohur në fusha të ndryshme të jetës, ku ndër to po përmendim më poshtë personalitetet më të mëdhej botëror në fushën e artit dhe kulturës.

Janar
7 – France Gall, 70 vjeç, interpretuese e shumë hiteve nga vitet 60 deri në vitet 80, e njohur veçanterisht me hitin e saj “Poupee de cire poupee de son”.

15 – Dolores O’Riordan, 46 vjeç, këngëtarja e grupit irlandez “The Cranberries”.

Shkurt

18 – Idrissa Ouedraogo, 64 vjeç, regjisori nga Burkina Faso, fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Kanës në 1990 për “Tilai”.

24 – Sridevi, 54 vjeç, konsiderohet si njëra nga aktoret më të mëdha të Hollywoodit.

Mars

14 – Stephen Hawking, 76 vjeç, astrofizikant britanik, i njohur për punimet e tij mbi universin. I prekur nga sëmundja Charcot, është shndërruar në ikonë pas publikimit në 1988 të “Një histori e shkurtër e kohës”.

Prill

13 – Milos Forman, 86 vjeç, prodhues filmash çeko-amerikan. Ka fituar dy herë Oscarin si regjisori më i mirë, në 1976, për “One flew over the cuckoo’s nest” dhe në 1985 për “Amadeus”.

20 – Avicci, 28 vjeç, superstar suedeze e skenës elektro, emri i tij i vërtetë është Tim Bergling.

Maj

7 – Maurane, 57 vjeç, emri i saj i vërtetë është Claudine Leuypaerts, këngëtare belge.

14 – Tom Wolfe, 88 vjeç, shkrimtar amerikan, shpikësi i gazetarisë së re dhe autor i bestsellerit ndërkombëtar “The bonfire of the Vanities”.

22 – Philip Roth, 85 vjeç, gjigant i letërsisë amerikane, autori i “Portnoy dhe kompleksi i tij”, “The Task” dhe “American pastoral”, shpesh i përmendur për çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar.

Korrik

5 – Claude Lanzmann, 92 vjeç, kineast, filozof dhe gazetar francez, autori i librit madhështor “Shoah” në 1985.

Gusht

11 – V.S. Naipaul (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), 85 vjeç, shkrimtar britanik, fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2001.

16 – Aretha Franklin, 76 vjeçe, këngëtare legjendare amerikane, e quajtur po ashtu “Mbretëresha e soulit”.

Shtator

6 – Burt Reynolds, 82 vjeç, yll i Hollywoodit nga vitet 1970 deri në vitet 1980.

12 – Rachid Taha, 59 vjeç, këngëtar algjerian, figurë emblematike e rokut francez gjatë viteve 80.

Tetor

1 – Charles Aznavour, 86 vjeç, një monument i këngës franceze dhe përfaqësues i diasporës armene në botë.

6 – Montserat Caballe, 85 vjeçe, soprano spanjolle e njohur për teknikën e saj “pianissimo”.

15 – Arto Paasilinna, 76 vjeç, shkrimtar finlandez, i famshëm për librin e tijë “Lepuri i Vatanenit”.

Nëntor

12 – Stan Lee, 95 vjeç, legjendë e personazheve ikonike si Spider Mani, Hulku dhe X-Man.

26 – Bernardo Bertolucci, 77 vjeç, gjigant i kinemasë italiane, regjisori i “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori i fundit”.

Dhjetor

28 – Amos OZ, 79 vjeç, shkrimtari i famshëm izraelit, mbrojtës i fuqishëm i paqes në romanin autobiografik “A Tale of Love and Darkness” (Një histori dashurie dhe errësire) që njohu një sukses botëror./Konica.al