Një e moshuar pensioniste ka dhuruar gjithçka që gjetur në shtëpi pranë qendrave që po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Në mungesë të parave, gruaja e veshur me të zeza dhe me një kapele tregon se ka sjellë dy batanije, katër palë xhinse, një shall dhe një mbulesë pasi para nuk kishte.

“Kam sjellë dy batanije, katër palë xhinse, një shall dhe një mbulesë. Të holla s’kam se jam pensioniste unë e shkreta. Ja vetëm kokën time kam…hallall” – dëgjohet të thotë ajo në video.

Burimi: Lajme.al