Të marten në Nju Jork u dha premiera e filmit “Delegacioni” film ky që flet për periudhën e komunizmit në Shqipëri, pas rrëzimit të murit të Berlinit.

Regjisori i filmit, Bujar Alimani tha se tema e filmit nuk prek vetëm shqiptarët, prandaj tha se projekti mori vëmendje edhe nga vende tjera që përjetuan komunizmin.

Realizimi kinematografik u vlerësua lartë jo vetëm nga njohësit e filmit, por edhe nga ata që ishin vik, tima të përndjekjes. Aktivitetin e përcolli gazetari Burim Goxhuli.

Burimi: Zeriamerikes.com