Shkolla “Alba Life” në Nju Jork, njihet për traditën e mësimit të gjuhës shqipe, muzikës, historisë dhe kulturës mbarëshqiptare.

Ministri i Shtetit për Diasporën bën të ditur, se: “Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, viziton nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, SHBA”.

“Ditë e mrekullueshme me nxënësit, mësuesit, si dhe familjet e nxënësve të shkollës “Alba Life”!

“Një program i mrekullueshëm në rrethin tonë, që nxit dhe u mëson fëmijëve gjuhën, muzikën, historinë dhe kulturën kombëtare, për të mbështetur dhe ndërtuar një identitet të shëndetshëm kulturor, pjesë e kaq shumë të tjerëve, në lagjet dhe komunitetet tona të ndryshme”,- ka vlerësuar, Gjonaj

Burimi: Konica.al