TË NDIHMOJMË FËMIJËT!

Studentët e programeve të psikologjisë së këshillimit dhe të shkencave të edukimit në KU Bedër, do të zhvillojnë një program special me fëmijët në zonat e prekura nga tërmeti. Ata do t’i ndihmojnë të vegjlit nëpërmjet artit, lojës, apo nxitjes për diskutime në grup, për të kaluar ngjarjen tra, umatike që përjetuan.

Fëmijët e moshës 1-11 vjeç, por edhe adoleshentët, e kanë të vështirë të përshtaten me situatat pas tërmetit, prandaj kanë më shumë se kurrë nevojë të mbështeten tek prindërit, familjarët, mësuesit, psikologët, apo tek të rriturit në përgjithësi.

Për këtë qëllim, ftojmë të gjitha ata që munden t’i bashkohen nismës së studentëve tanë, duke dhuruar libra për fëmijë, si dhe lodra të ndryshme.