Sulejmanbellinjte dhe Vilaket, rrjedhin nga Ajaz beu i Tomorices se Skraparit, i cili eshte paraardhesi i fisit te Vellezerve Frasheri.

Ajaz beu bashke me te birin, Bondon, u vra ne Voskopoje nga njerezit e qeverise me 1731, sepse kishte ngritur krye kunder qeverise. Deri ne kete kohe kishte patur nen zoterim qytetin e Voskopojes.

Pas kesaj, Voskopoja, Shipska dhe Nikolica i kaluan ne zoterim bijve te Sulejman pashe Frasherit, i cili jetonte ne lagjen e Shkembit te Golikut, qe do te thote se nuk ishte Sulejmanbelli

Sulejmanbellinjte i kishin shtepite ne lagjen e Shpatit te malit te Kokojkes

Ndersa historia me nje person qe e kishte emrin ILIA, por u konvertua ne mysliman me emrin ALI eshte nje PËRALLE.

JA PSE ESHTE PËRALLE:

1. Alicko eshte emer dhe jo mbiemer

2 Alicko eshte djali i Hasanit, i cili u me pas u quajt Hasan Coku

3. Emrin Hasan e gjejme qe nga viti 1583, kurse Alicko shfaqet per here te pare dhe te fundit ne vitin 1700-1702. Me pas nuk ka asnje te dhene per te. Megjithate ai eshte pasardhes i Hasanit. Hasani kishte SHUME DJEM, dhe kjo eshte e pranuar HISTORIKISHT.

4. Edhe historiani Kristo Frasheri, i cili eshte pasardhes i ILIA-ve (konkretisht i Totonëve), ka hedhur dyshime mbi keto pretendime me ILIA dhe me ALI

5. Sigurisht Alickat ekzistojne, por zanafilla eshte HASANI

6. Ne Fermanin e sulltani Ahmetit me 1700, konkretisht thuhet keshtu:

“… Po ashtu na njoftohet e na raportohet se Aliçkoja dhe ndjekësit e tij; Kasëmi, Ibrahimi dhe vëllezërit e tij, Ymer Tafi dhe Naziri, që të gjithë nga fshati Frashër i kazasë së Përmetit;

Ali Gjeli dhe ndjekësit e tij, bijt e vëllait të tij, Haxhiut nga fshati Miçan; Halili, Kurtishi, Koxha Hasani dhe ndjekësit e tij dhe vëllai i tij Jusufi, që të gjithë nga fshati Zavalan e të tjerë e të tjerë”.

7. VINI RE!
Ne FERMAN gjejme edhe emrat KASEM DHE IBRAHIM, te cilet jane kusherinj me HASANIN qe erdhi ne BUTKE.

Dhe te gjitha keto zbulohen hap pas hapi, qe verteton plotesisht se nuk ka zanafille me emrin ILIA, por me emrin HASANI, I cili rrjedh nga fisi i NIKOLLAVE, i permendur qe nga viti 1431-1432

KJO ESHTE E VERTETA!

SHENIM: Mirepo dukush mund te pyese: A e keni lexuar ju, librin “Naim Bej Frasheri”, shkruar nga Mit’hat Frasheri, me pseudonimin “Mali Kokojka”, ku konkretisht thuhet:

“Më 1650 në kohë të Mehmet pashë Qypryliut, kushëri i tyre, u fal Ajaz beu, i nipi i Hamzait dhe ju dha mprojë Frashëri, Mertinja, Xhanjani, Topojani dhe në Vlorë Kudhësi, Armeja dhe ca fshatra në Myzeqe; po Ajazi pëlqeu Frashërin për të ndenjur se është vend i fortë. Kur erdhi Ajazi në Frashër, atje gjeti fëmijë parsije: Aliçkajt, Cërasit, Bregasit dhe Bakasit”

Nga citimi i mesiperm, mesojme se ALICKASIT permenden qe nga viti 1650, mirepo, fatkeqesisht, kjo nuk rezulton e vertete, Mit’hat Frashri ka gabuar ne percaktimin e ngjarjeve.

E SHPJEGON HISTORIANI KRISTO FRASHERI

Për herë të parë emri i Ajaz beut, përmendet në kodeksin e Manastirit të Shën Prodhomit të Voskopojës, në vitet 1728-1731. Kjo do të thotë se Ajaz beu, nuk ka ardhur në Frashër në vitet 1650-1661, kur kryeministër i Perandorisë Osmane ishte Mehmet Pashë Qypriliu, pasi në këtë kohë Ajazi ose ishte fëmijë, ose nuk kishte lindur fare.

Por nuk përjashtohet mundësia që Ajaz beu të ketë ardhur nga Stanimaka e Bullgarisë ku ishte i internuar, në kohën e Mustafa Qypriliut, qeverisja e të cilit vazhdoi deri në vitin 1710.

DHE JO VETEM KAQ:

Mit’hat Frasheri, kur e riboti librin me 1941, e hoqi fare pjesen ku flitet per familjet e para te Frasherit, kuptohet per arsyet e pasaktesise.

MANIPULIMI

Kurse Hysen Butka, duke marre shkak nga thenia e Mit’hat Frasherit, ne librin e tij “Sali Butka ne kujtimet e mia”, shkroi:

“Sipas shënimeve që bën Lumo Skendo (Mid’hat Frashëri) në librin “Jetshkrimi i Naimit”, thotë: “Kur erdhën në Frashër stërgjyshërit e Naimit më 1650, gjetën si shtëpi të parë Aliçkas të Frashërit, paraardhësit e Sali Butkës”,

A thua se Ajaz beu, i ardhur ne Frasher me 1710, e njohu edhe Sali Butken qe lindi ne vitin 1857!!!

Marrë nga faqja në facebook e autorit Vepror Hasani