Pak muaj më parë dy artistët e njohur të muzikës shqiptare, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi u larguan nga Shqipëria dhe u vendosën në Staten Island, SHBA.

Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Por, pavarësisht se kohët e fundit veprimtaria e tyre artistike ishte e rrallë në skenë, duket se dy artistët janë angazhuar seriozisht në SHBA.

Në një postim të organizatores së eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari. shihet një foto të Saraçit e Konçit duke punuar dhe fton shqiptarët në SHBA t’i bashkëngjiten eventit.

“Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari./konica.al/