Bujar Asqeriu
Bujar Asqeriu

TIRANE– Aktori i dashur për gjithë shqiptarët, Bujar Asqeriu ka dhënë sot një mesazh të fortë për të gjithë politikanët ndërsa u bëri atyre thirrje që të kontribuojnë për teatrin e ri.

Në takimin që po mbahet para godinës së Teatrit Kombëtar, ku artistët prezantuan projektin e ri, Asqeriu solli në vëmendje shembujt e rilindësve tanë, të cilët sakrifikuan veten dhe pasurinë e tyre për ngritjen e vendit.

Mes të tjerash aktori shqiptar u bëri thirrje politikanëve që të dorëzojnë paratë që kanë vjedhur, ndërsa shtoi se qeveria duhet të bëj një ligj për t’i amnistuar ata.

“Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur. Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë.

Dhe unë e kam vlerësuar. Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe ta tregojnë njëherë veten burra, si Rilindasit, si burrat e Rilindjes Kumbaratë që shkrin pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa këta shkrinë pasurinë e shtetit për veten.

Do shihni jo një teatër por 10 teatro. E dyta; jam i sigurt se diaspora jonë, shqiptarët që punojnë në gjithë botën po ti bësh thirrje të japin nga 5 euro, reagojnë. Jam i bindur që ska shqiptar dhe biznes që mos të paguaj 5 euro.

Kështu shteti shqiptar vë në dijeni dhe se si punojnë shqiptarët. Arka për të ndërtuar një teatër, jo në këtë vlerë, por do të bëhet. Ju falënderoj për përkrahjen, teatri është i Tiranës, i shqiptarëve, i qytetarëve. Ndaj ta duam se sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për ndjesi dhe shpirt”, tha Asqeriu.

Burimi: Aktoret Shqiptare