Tela per violine
Tela per violine

Filmi “Tela për violinë” prodhim i vitit 1987.

Regjia: Bujar Kapexhiu, Skenari: Pellumb Kulla, Producent: Shqipëria e re dhe Muzika: Rexhep Hasimi.

Intërpretojnë: Agim Qirjaqi, Ilia Shyti, Pavlina Mani, Met Bega, Vilson Gjoçaj, Andon Qesari, Alfred Bualoti, Melpomeni Çobani, Dario Llukaçi, Anastas Kristofori.

Përmbajtja e filmit

Andoni një violinist i ri po studion seriozisht për konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Por Kozmai i ati i cili mendon se i biri nuk mund ta fitojë konkursin pa ndërhyrje lëshon alarmin dhe mobilizon të gjithë miqtë dhe të afërmit. Muço kryetari i komisionit nuk është në gjëndje të gjykojë me mendje të kthjellët dhe e shfryn të gjithë zemërimin tek violinisti i ri i talentuar.

Aktorët

  • Agim Qirjaqi–>Muço, kryetari i komisionit
  • Pavlina Mani–>Marika
  • Andon Qesari–>Doktor Kozma Ledhi
  • Elida Janushi–>Mamaja e Andonit
  • Ilia Shyti–>Skenderi, babai i Muços
  • Anastas Kristofori–>Vasili
  • Merkur Bozgo–>Andon Ledhi
  • Melpomeni Çobani–>Halla e Muços
  • Fadil Kujovska–>Pergjegjesi i zyres se strehimit
  • Alfred Bualoti–>Anetar i komisionit
  • Met Bega
  • Vilson Gjoca
  • Franc Shestani
  • Dario Llukaci
  • Dalip Topulli