Dodona ndodhet në Greqi 18 km larg Janinës, në këmbët e malit Tomaros. Dodona është tempulli më i lashtë i Europës. Në këtë tempull ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit dhe vetëm vonë ia zuri vendin ai i Delfit, por sidoqoftë orakulli i Dodonës kishte prestigjin më të madh në botën e lashtë. Tempulli i Dodonës është ngritur për nder të Zeusit dhe gruas së tij Dionë.

Në librin e tij “The Illyrians”, bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonën kështu: “Udhëtimi me det në Orikum merr tetëdhjetë stades (njësi e vjetër matëse), dhe deri në Amantia gjashtëdhjetë stades. Në jug kufizohen nga Antitanët, poshtë Orikumit, dhe Kaonia ka të njëjtën distancë largësie sa Dodona”… Më poshtë vazhdon ai: “Më në veri të Thesprotisë, është një vend i largët sa fundi i botës, ku shtrihet Orakulli i famshëm i Zeusit të Dodonës, që në fakt është i vështirë për të depërtuar”…

Grekët e përshkruajnë historinë e Dodonës kështu: “Thuhet që Dodona u ndërtua gati dy mijë vjet, p.e.s., në një zonë të thellë midis maleve, në fillim nga Thesprotët dhe më pas u rindërtua nga Mollosët një mijë e dyqind vjet B.C. Aty shërbenin priftërinj që thirreshin “Helloi” ose “Selloi”, dhe mendohet ata të kenë qenë para indo-evropianë, pra Pellazgjikë! “Orakulli i Vdekjes” i Janinës, i cili tashmë është rizbuluar dhe restauruar sot përdoret nga Ministria greke e Kulturës për përfitime turistike. Dodona e famshme përfundimisht ndodhet brenda territorit të Mollosëve. Siç e dimë, Mollosët si dhe Thesprotët janë një tjetër fis i madh dhe i famshëm Pellazgo-Ilir.

Sipas Aristotelit pas kësaj periudhe, një lloj “zoti grua” vazhdonte të nderohej nën emrin Dione, e cila u bashkua më pas me Zeusin e Naios. Aristotle (Meteorologica, 1.14) thotë se Dodona dhe lumi Akeloji dhe thotë se banohej nga “Selloi, që përpara quheshin Graikë”. Ritualin, e zhvillonin rreth një peme lisi, dhe parashikimi bëhej duke lexuar gjethet e verdha të tij, interpretim që bëhej nga priftërinjtë e këtij Orakulli.

Në periudhën e Dinastisë Maqedonase, Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti maqedonas ishte ndërtuar shumë pranë tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atë rregullisht. Më pas, tempulli është restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273 p.e.s). Por u shkatërrua me themel nga Etolët më 221. Ringrihet nga Philipi i V maqedonas (219, p.e.s). Shkatërrohet edhe një herë së bashku me Epirin nga gjenerali romak Paul Emili. Konvertohet në kishë dhe e shkatërrojnë përsëri në (391 A.D). Por, megjithatë, në shekullin e pestë dhe të gjashtë thonë që Dodona është parë që të ketë pasur një prift të rangut. Dhe së fundi, janë pikërisht fiset gjermanike të Gotëve, të cilët e rrafshuan krejtësisht, duke e fshirë Dodonën nga kujtesa për një periudhë kaq të gjatë, në më shumë se një mijë.

Burimi: Elena e Trojes – https://www.facebook.com/Elena-e-Trojes-357974261721269