Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka publikuar video nga Moska teksa këndon një këngë popullore shqiptare.

Pas një sezoni të gjatë artistik, Lahaj i gëzohet jetës me një këngë shqiptare si dhe me urime të përzemërta për të gjithë ata që e ndjekin.

“Ai momenti kur e hapë dhe e mbyllë sezonin e 243-të, të teatrit gjigant, atë të Bolshoit, të Moskës e po ashtu i bie dynjasë rreth e përqark e duke e hequr make upin ia krisë këngës së qejfit.

Zotit e njëri tjetrit i qofshim falë për gjitha të mirat që i gëzojmë. Gëzofshi të mira edhe ju o njerëz të mirë”, ka shkruar Lahaj në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetin social Facebook.

“Ai momenti kur e hapë dhe e mbyllë sezonin e 243-të, të teatrit gjigant, atë të Bolshoit, të Moskës e po ashtu i bie dynjasë rreth e përqark e duke e hequr make upin ia krisë këngës së qejfit. Zotit e njëri tjetrit i qofshim falë për gjitha të mirat që i gëzojmë. Gëzofshi të mira edhe ju o njerëz të mire” shkroi Lahaj.

Burimi: GSH.AL