Dashuria ime

Dashuria ime, pronё e tё tjerёve,
tek unё vjedhurazi vjen, hajdutshe shkon
u trembesh syve si qelizave kanceroze,
nga dimri i syve prej meje shtegёton.

Dashuria ime e dashuruar pёrdhunshёm
pas vijave tё bardha tё kёsaj bote.
Sipas urdhёrit tё semaforёve vjen tek unё
prish puthjen dhe s’paguan kuitancё gjobe.

Dashuria ime, shkurtimi i jetёs sime,
mё gjatё e mё lumturisht pa ty do rroja,
frika jote absurd kafshon ditёt e mia,
kёshtjellat e gёzimit kthen nё rrёnoja.

Dashuria ime, pronё e tё tjerёve,
puthja me orar, takimi me orar unik…
cdo thyerje nё majё tё gishtёrinjve, tinёs botёs,
sikur tё isha mё i tmerrshmi armik.

Dashuria ime, shkurtim i jetёs sime….