Nga Alba Kepi

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte autorizoi nisjen e njerëzve dhe mjeteve për t’iu përgjigjur kërkesës për ndihmë të ardhur nga Shqipëria pas tërmetit 6.4 gradë që goditi vendin në orët e para të ditës së sotme.

Ekipi përbëhet nga skuadrat Usar të kërkimit dhe shpëtimit të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri të Toskanës dhe nga skuadrat operative të Puljas dhe Kampanias, nga stafi mjekësor i Rajonit të Lombardisë, nga inxhinierë dhe teknicienë të Trupës Kombëtare të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri, ekspertë në vlerësimin dhe analizën e dëmeve, nga personeli i Departamentit të Emergjencave Civile dhe i Kryqit të Kuq Italian dhe aktualisht po niset për në Shqipëri.

Ekipi italian, përveç aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit, do të angazhohet për të garantuar mbështetjen e nevojshme për autoritetet vendore në vlerësimin e dëmeve dhe të rrezikshmërisë së strukturave si publike ashtu edhe private.

Burimi: /Ora News.tv/