– Kush osht nona jote e modhe o Selimo,
– Partia, shef.
– Kush osht Partia a Beqir ?
– Nona e Selës shefo!
——————————————————

Testim i performancave dhe i dijeve profesionale ka vend të bëhet për të gjithë, mjekë, arsimtarë, infermierë, shofera, berberë, ushtarakë, për të gjithë.

Por, :

– nuk mund ta bëjnë ministritë dhe burokratët,

– nuk mund të bëhet me sisteme pyetjesh ad hoc, kot më kot,

– nuk mund të bëhen jashtë sistemit të të nxënit gjithë jetën që normativizohet në kodet profesionale brenda një kuadri ligjor paraprak,

– nuk mund të bëhet siç thotë ministri që premton se do të jetë pa pasoja profesionale mbi të testuarin, (Cfarë duhet atëhere?),

– pra duhet një përshkallëzim karriere dhe jo testime butaforike, propagandistike dhe të bëra nga nëpunës çka vjen era politizim.

Sapo dëgjova një deputet që kërkoi të testohen deputetët. ka rritur kufiri i një qeshje homerike!

Pyetja nuk është a duhet kontrolli dijeve dhe i aftësive profesionale gjithë jetën?

Këtë e di edhe bufi.

Pyetja është : Si bëhet ky vlerësim e rivlerësim dijesh dhe nga kush?

Këtu qendron e meta e testimeve që na propozohen sot./Naishtedikur.info