Testamenti i Hygoit, që i la të varfërve 50.000 franga.
(Shkrimtari i madh, shkruajti që beson në Zot, por refuzoi ceremoninë nga kisha).

Siç pati veprën, ashtu la edhe testamentin. Të madh.. Duke lënë, gjithashtu krejt Francën e atëhershme gojëhapur për bujarinë e tij.

Viktor Hygo, shkrimtari i madh francez, u fali të varfërve në testamentin e tij, plot 50.000 franga. Të barazvlefshme sot me rreth 1 milion $. Ai ia besoi ato një institucioni bamirësie, me kusht që të ndihmojnë njerëzit e varfër, jetimët dhe ata pa shtëpi.

Gjithmonë i ndjeshëm ndaj shtresave të skamura në veprën e tij, autori i “Të mjerët” dhe “Katedralja e Parisit”, tregoi në fund të jetës, që ai ishte tamam ashtu siç kaloi dhe jetën, bujar dhe fisnik. Ai u varros në vitin 1885, në Paris, në një ceremoni të thjeshtë, pa fjalime, por ndjekur nga një masë e madhe lexuesësh dhe dashamirësish.

“Unë, Viktor Hygo, i lë të varfërve 50 mijë franga. Po ashtu, refuzoj fjalimet nga kishat dhe lutem për të gjithë shpirtrat e njerëzve të mirë. Unë besoj në Zot”./