‘The Guardian’ ka shkruar një artikull për muzetë më të mirë të qytetit në Evropë

Në mesin e 12 muzeve është edhe ai Etnologjik në kryeqytetin e Kosovës, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.

Elizabeth Gowing e përshkruan atë si një “muze simpatik, me dy shtëpi të ruajtura të periudhës otomane”.

“Po prisni enë me pluhur dhe qilima? Jo aq në këtë muze simpatik me dy shtëpi të mrekullueshme të ruajtura të periudhës otomane në kryeqytetin e vendit më të ri në Evropë. Ciceronët do t’iu ofrojnë një turne entuziast rreth hapësirave që më parë ishin të banuara – nga “dhoma e zjarrit” kuzhina deri te akomodimi që iu ofrohej miqve në çdo orë të ditës apo të natën, në përputhje me rregullat strikte të mikpritjes shqiptare.

Tradita të tilla duket se vdesin ngadalë dhe ciceronët anglishtfolës gjithashtu do të zgjedhin për ju arra dhe mana nga kopshtet e muzeut”, shkruan Gowing.

Burimi: Albinfo.ch