Na ishte një herë një fshatar i moshuar që punonte tokën me një dashuri dhe angazhim të madh. E donte shumë familjen e tij dhe mbi të gjitha fëmijët, të cilëve iu kishte mësuar vlerat më të rëndësishme dhe më thelbësore të jetës. Megjithatë, ata nuk e ndihmonin dhe gjithë ditën nuk mendonin asgjë tjetër vetëm se si të argëtoheshin.

I moshuari punoi për shumë vite me rradhë, derisa një ditë u sëmur rëndë. Nuk mund të jetonte akoma edhe për shumë kohë, mosha dhe sëmundja e kishin dobësuar shumë.

Pak para se të vd, iste, i thirri rreth vetes të gjithë fëmijët dhe u tha atyre:
– Fëmijët e mi, në fushë, shumë kohë më parë, kam fshehur një thesar, por tani nuk më kujtohet se ku.

Kjo frazë e fundit i shtyu fëmijët që të gërmonin tokën për orë të tëra, ditë pas dite, javë pas jave po më kot. Thesari nuk po gjendej.
Njëri prej tyre, pas një lodhjeje të gjatë, kuptoi që, pa dashur, kishin punuar tërë tokën dhe iu drejtua vëllezërve të vet duke iu thënë:

– Mos të trishtohemi shumë, shikoni: toka tani është gati për tu mbjellë, përse mos ta mbjellim?
Dhe kështu bënë.

Kur frutat u poqën i thirri edhe një herë vëllezërit e tij dhe iu drejtua me këto fjalë:
– E kemi punuar tokën dhe e kemi mbjellë. Tani, më thoni, përse të mos i mbledhim këto fruta?

Dhe kështu, me ndihmën e të gjithëve, i mblodhën të gjitha frutat e tokës. 
Vetëm në atë moment brenda zemrës së tyre ndjenë afër babain e tyre dhe e kuptuan që kishin gjetur thesarin për të cilin ai iu kishte thënë.

Burimi: Akropoli i Ri