Zbulimet nënujore në anijeve dhe spirancave të hershme, janë dëshmi e transporteve në antikitet e mesjetë nga/drejt Durrësit.

Gjiu detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, duke filluar nga shekulli i 6-të para erës sonë. Porti i Durrësit edhe në antikitet dallohej pikërisht për vëllimet e mëdha të transportit, dhe relitet e gjetura vërtetojnë se këto anije i drejtoheshin ose po niseshin nga qyteti bregdetar.

Në gjiun detar të Durrësit gjatë dy dekadave të fundit përveç shtatë relikteve të anijeve antike dhe mesjetare janë zbuluar edhe një sërë spirancash të tipologjive të ndryshme. Arkeologu nënujor, dr. Adrian Anastasi thotë se spirancat e dimensioneve të mëdha për periudhën shek. 6-3 para erës sonë janë dëshmi e pranisë së anijeve mbi 300 ton, mjaft të mëdha për kohën, por edhe të vëllimit të shkëmbimeve ekonomike mes Ilirisë dhe vendeve të tjera të Pellgut mesdhetar./http://www.bulevardionline.com/